Categories Sport

Bajerni marshon falë adoleshentit holandez, Rashica për mbijetesë

Bajern Mynih e ka mbyllur vitin 2019 me një fitore shumë të rëndësishme 2-0 përballë Volfsburg, duke u konfirmuar si forcë e tretë në kampionatin gjerman të futbollit në fundin e pjesës së parë të tij e duke qenë në distancë të afërt me ekipet e kreut që synon të arrijë. uksesi i sotëm erdhi përsëri si meritë e talentit të jashtëzakonshëm të ri që po shpërthen në radhët e kësaj skuadre, holandezit 18-vjeçar Xhoshua Zirkze. Futbollisti pak ditë më parë hyri në fushë në minutën e 90 ndaj Frajburgut e pas dy minutash shënoi golin që ktheu ndeshjen në favor të bavarezëve. “Skema” rezultoi e suksesshme përsëri pasi sot ai i hapi rrugë fitores së Bajernit me një gol në minutën e 85-të, vetëm dy minuta pasi kishte hyrë në fushë. Më pas Gnabri vulosi suksesin 2-0 për skuadrën bavareze që tani është katër pikë larg vendit të parë që mbahet nga Lajpcig.

Ky i fundit mposhti 3-1 me përmbysje Augsburgun që i shkoi shumë afër surprizës. Niderlehner realizoi për miqtë që në minutën e 8-të dhe ata rezistuan në avantazh deri në të 68-ën, kur Laimer barazoi rezultatin. Shik kaloi në avantazh Lajpcig, ndërsa Poulsen më pas shënoi edhe golin që vulosi sfidën. Ndërkaq, ka ardhur një tjetër humbje për Verder Bremenin e Milot Rashicës, që ka rrëshqitur tashmë në zonën e ftohtë të klasifikimit të Bundesligës e rrezikon rënien.

Ndeshjet

Bajern Mynih-Volfsburg 2-0
Këln-Verder Bremen 1-0
Mainz-Bajer Leverkusen 0-1
RB Lajpcig-Augsburg 3-1
Shalke-Frajburg 1-1

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME