Categories Lajme

Balla: Lufta kundër shpërndarësve të drogës do të fitohet nëse do të kemi më shumë informacion nga nxënësit dhe mësuesit

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka vizitua shkollën e mesme “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, e duke bashkëbiseduar me nxënësit e kësaj shkolle, u shpreh se prej shtatorit, siguria në shkolla po ngrihet në një nivel tjetër.

Sa i përket luftës ndaj fenomeneve negative që kërcënojnë të rinjtë, ministri tha se është e nevojshme krijimi i një aleance me nxënës e mësues.

“Shkolla juaj është në qendër të Tiranës, dhe ka lidhje me zona shumë të frekuentuara, që janë edhe shpesh burim i fenomeneve që shqetësojnë prindërit tuaj. Detyra jonë është të garantojmë që qoftë te rruga kur vini, qoftë lokalet që frekuentoni apo mjedise të tjera publike, do të rrisim kontrollin. Që ne ta bëjmë punën më mirë, na duhet dhe një aleancë dhe bashkëpunimi juaj. Ju përmes oficerit të sigurisë, mësuesve, etj mund të ndani me ne të dhëna për ta çuar në një nivel tjetër paketën e sigurisë, që ne kemi iniciuar. Çdo informacion që na jepni është tepër i dobishëm”, u shpreh ministri.

Të gjitha institucionet qendrore e vendore do të jenë të angazhuara për të bërë detyrën.

“Lufta kundër shpërndarësve të narkotikëve mund të fitohet nëse kemi më shumë informacion. Raste të personave që ju thonë shko merre këtu, shko blije atje, të na i thoni dhe pastaj është policia që merr masa për të identifikuar dhe vendosur ligjin. Kam marrë mesazhe nga nxënës e prindër dhe policia ka vepruar duke ndërhyrë në kohë”, tha ministri Balla.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME