Categories Lajme

Balla: Në Elbasan kemi nëntë mandate!

Elbasan, Taulant Balla, deklaroi se socialistët kanë garantuar rezultatin më të lartë historik në 30 vite në këtë qark.

Balla tha se PS ka përtej 90 mijë votave që do ti mundësonin mandatin e 9-të në Elbasan.

“PS e Elbasanit dhe patronazhistët tanë të cilët padyshim kanë bërë një punë të shkëlqyer në të gjithë territorin, duke i garantuar PS-së në qarkun e Elbasanit rezultatin më të lartë historik të marrë nga PS në 30 vite.

Jam shumë i sigurt që në kutitë e votimit, PS ka përtej 90 mijë votave, që do na mundësonin të kishim mandatin e 9-të këtu në Elbasan. Ajo që na duhet është që procesi i numërimit të eci normalisht. Me qetësi. Partitë politike nuk kanë nevojë të jenë të gjitha të grumbulluara për të dëmtuar procesin e numërimit.

Ajo që sjellë rritje të pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e votimit ishte fakti që ne u dhamë mundësinë të votojnë jo vetëm për paritë politike por edhe të kandidatëve. Në fund dua t’i them popullit të shkëlqyer të qarkut tonë. Unë e di që komisionerët janë të lodhur, por puna e tyre përfundon sapo përfundon dorëzimi.

Pritshmëria jonë vazhdon të mbetet 9 mandate në Elbasan. Unë e kam thënë që në Elbasan objektivi ynë minimal është 8 mandate dhe objektivi maksimal është 9 mandate. Populli i Elbasanit ka folur dhe i ka dhënë PS-së rezultatin më të mire historik, dhe rezultati e ka brenda edhe mandatin tim”, tha Balla.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME