Categories Lajme

Televizionet shqiptare kanë publikuar rezultatet e Exit-Poll-eve për zgjedhjet e 25 prillit

Televizionet shqiptare kanë publikuar rezultatet e Exit-Poll-eve për zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas televizionit kombëtar “Top Channel”, e që ka kontraktuar për Exit Pollin e  saj kompaninë ‘Albanian Post’,  nxjerr si fitues me rezultat të ngushtë Partinë Socialiste.

Sipas rezultateve të publikuara nga TCH, zgjedhjet e 25 prillit I fiton Partia Socialiste, e cila e vetme fiton 46.9%, dhe siguron 71 mandate.

Ndërkohë që Partia Demokratike arrin e vetme deri ne 63 mandate, ose e përkthyer në për qindje arrin të sigurojë mbështetjen e 43.5%.

Ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim fiton 6 mandate, kjo e përkthyer në për qindje me 6.9%.

“Në nivel kombëtar rezulton se PS merr 71 mandate, pra 46.9% kanë votuar për të majtët, 43.5% për PD duke i dhënë 63 mandate ndërsa 6.9% kanë votuar për LSI duke i dhënë vetëm 6 mandate”, thekson TCH.

EXIT POLL I NOTOS, ORA NEWS

Ndërkohë që televizioni informative Ora News, nxjerr si fituese në këto zgjedhje koalicionin e PD-së, Aleanca për Ndryshim sëbashku me LSI-në.

Sipas Exit Poll-it të realizuar nga Antonio Noto, “opozita e Bashkuar rezulton fituese e zgjedhjeve të 25 prillit me 50% të votave. Ky është rezultati i Exit Poll të Rtv Ora dhe Antonio Notos me 80% të të dhënave të përpunuara.

PS vijon të mbetet parti e parë, me 46% të votave, PD ka 44% të votave dhe LSI 6% të votave”.

Ndërkohë që për partitë e tjera në këto zgjedhje, Exit Poll-I i Notos parashikon se: “PSD 0.5-2.5%/ Thurje 0-2% / Parti të tjera 1.5-3.5%”

EXIT POLL I EURONEWS ALBANIA

Nga ana tjetër, EuroNews Albania ka publikuar rezultatet e Exit Poll të kompanisë MRB.

Sipas kësaj medie, PS fiton në këto zgjedhje nga 65 deri në 71 mandate.

PD fiton 61 deri në 65 mandate, ndërkohë që LSI merr në rang kombëtar nga 6 deri në 8 mandate.

Surprizë del Partia e Tom Doshit, e cila fiton nga 1 deri në 2 mandate.

Ndërkohë që sipas EuroNews në Tiranë dy partitë kryesore, PD dhe PS arrijnë shifra të barabarta mandatesh.

“Të dhënat paraprake për qarkun e Tiranës vijojnë si më poshtë:

Partia Socialiste nga 16-17 mandate

Partia Demokratike nga 16-17 mandate

Partia Socialiste për Integrim  nga 2-3 mandate

Partia Social-Demokrate nga 0-1 mandate”, thekson EuroNews.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME