Categories Lajme

Balla nga Vlora: Jo më “varreza” makinash në anë të rrugëve

Qarku i Vlorës ishte ndalesa e radhës e Ministrit të Brendshëm Taulant Balla, ku ndoqi nga afër një aksion të IKMT në bashkëpunim me Policinë, për pastrimin e hekurishteve të makinave të përdorura që shiten me pjesë. Ministri Balla theksoi se dyndja e turistëve drejt Vlorës vjen për shkak të bukurive natyrore dhe pamjeve tërheqëse por nëse këto bukuri natyrore deformohen me “varreza makinash”, atëherë nuk kanë më vlerë.

Ai zhvilloi një bashkëbisedim me një pronar biznesi, i cili kishte një pikë grumbullimi çmontimi mjetesh të vjetra të përdorura që shiten për pjesë këmbimi. Sipas praktikës së ndjekur për këtë aksion të IKMT, fillimisht bëhet njoftimi për heqjen vullnetare të mjeteve, duke përcaktuar edhe një afat të arsyeshëm kohor. Vetëm nëse shtetasi nuk bashkëpunon, atëherë vijohet me ndërhyrjen e strukturave të IKMT dhe policisë.

Duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së ambientit, aseteve turistike në bregdetin e Vlorës, Balla tha se “e rëndësishme është që të pastrohen të gjitha këto pikat e mjeteve të përdorura. Vlora është kryeqyteti i turizmit. Nuk duhet të lëmë asnjë varrezë makinash, asnjë vendgrumbullim mbetjesh. Edhe sipërmarrjet, baret, restorantet duhet të kuptojnë që njerëzit shkojnë aty, për atë bukurinë. Bukuria, po u prish me mbetje, me inerte, nuk ka vlerë”. Ministri vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit me qytetarët për të realizuar sa më mirë këtë aksion për pastrimin e territorit.

“Këtë gjë nuk e bën vetëm Policia. Këtu është roli i INUV, IKMT, bashkë me Policinë, por dhe me komunitetin vlonjat, të cilët e duan Vlorën. Duhet ta mbajnë pastër këtë vend. Vlora është një zonë turistike 365 ditë dhe fokusi ynë është që ta adresojmë këtë situatë,” tha ministri i Brendshëm.

Gjatë këtij inspektimi Balla shoqërohej nga Kryeinspektori i IKMT Ervin Hoxha, Drejtori i DVP Vlorë Ermal Muça dhe punonjës të Policisë e IKMT së Vlorës. Aksioni për pastrimin e territorit vijon në të gjithë vendin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Korrik 2026

Dashi Dite e kënaqshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjerat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tjetërsimi i pronave! 12 masa sigurie për zyrtarë, ish-zyrtarë dhe përfitues në Kadastrën e Durrësit

Një operacion i gjerë i Prokurorisë së Durrësit ka goditur Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U paraqit vetë në spital me plagë thike, zbardhet identiteti i të riut në Shëngjin

Një i ri ka mbetur i plagosur me thikë këtë mesditë. Ngjarja ka ndodhur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia e Beratit ekzekuton 11 masa sigurie, sekuestrohen miliona lekë dhe mijëra euro, ushtrohej aktivitet i këmbimit valutor pa licencën përkatëse

Policia e Beratit ka ekzekutuar 11 masa sigurie në kuadër të një operacioni të zhvilluar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat \ Krimi tronditës në Shkodër/ Burri vret me çifte gruan

Pamjet që shihni tregojnë vendin ku ndodhi krimi tronditës sot në Shkodër, ku një 62-vjeçar…

LEXO ME SHUME