Categories Lajme

Vrasja e biznesmenit Shkëlzen Kastrati, Apeli ul dënimin për Albert Zajën

Gjykata e Apelit të Fierit ka ulur me dy vite dënimin me burg të Albert Zajës, i akuzuar për vrasjen e biznesmenit Shkëlzen Kastrati.

Albert Zaja, i cili nuk ka pranuar të jetë i përfshirë në ekzekutimin e Shkëlzen Kastratit, kishte kërkuar në Apel deklarimin e pafajshëm për akuzën në ngarkim të tij të “Vrasjes me paramendim” e kryer në bashkëpunim.

Sipas akuzës, i pandehuri ka ndihmuar ekzekutorët të largohen nga vendi i ngjarjes.

Gjykata e Fierit e kishte dënuar Albert Zajën me 21 vite burg. Nga gjykimi i shkurtuar ai përfitonte uljen e dënimit me 1/3 duke u dënuar me 14 vite në qeli.

Ndërkohë Apeli e ka dënuar me 19 vite burg dhe nga gjykimi i shkurtuar i ulet në 12.8 vite burg.

  • Vrasja

Kastrati u ekzekutua më 1 shkurt 2021 në rrethrrotullimin në hyrje të Fierit, teksa po vinte nga ky drejtim me automjetin e tij Mercedez Benz, ndërsa autorët po e ndiqnin me një automjet tip Range Rover, nga edhe ku e qëlluan.

Viktima humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me një tjetër automjet në këtë rrugë, në të cilën ndodheshin babë e bijë, duke rrezikuar edhe jetën e tyre. Viktima humbi jetën menjëherë pas atentatit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pushimet që u kthyen në tragjedi! Humbën jetën nga shembja e ndërtesës në Athinë

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën…

LEXO ME SHUME