Categories Lajme

Hapen bastet sportive online në Shqipëri, ja si do të funksionojë skema

Pas 5 vitesh të mbyllura në Shqipëri, duke filluar që nga 1 prilli, bastet sportive do të jenë të ligjshme. Pasi mazhoranca socialiste kaloi mes tensioneve projektligjin në Parlament, presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ligjin e ri, i cili hynë në fuqi që nga data 1 prill i këtij viti.

Si do të funksionojë skema?

Gjithsej do të jenë 10 kompani që do të ushtrojnë aktivitetin e basteve sportive online në vendin tonë. Secila nga këto kompani, duhet të ketë përvojë në 3 shtete të BE/OECD për të paktën 3 vite, dhe se duhet të ngurtësojnë një fond prej 170 milionë lekësh si garanci, ku 120 do të kalojnë llogari të Ministrisë së Financave dhe do të zhbllokohen vetëm me urdhër të saj, ndërsa 50 milionë të tjera do të jenë në llogari të Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit ose ndryshe AMF-lsë.

Po ashtu licenca për të ushtruar aktivitetin do të jetë për 10 vite dhe do të kushtojë 400 milionë lekë. Theksohet se këto para duhet të kenë burim të justifikueshëm. Gjithashtu, këto kompani të jenë të regjistruara në QKB dhe duhet të afishojnë edhe tabela që tregojnë anët negative të lojërave të fatit.

Ndërsa është ulur edhe mosha e lejuar, ku lojtarët tani duhet të jenë mbi 18-vjeç dhe jo 21 siç ishte në ligjin e mëparshëm. I gjithë sistemi do të jetë online dhe se bankat tregtare apo institucionet financiare dhe agjentët financiarë, që do të ndërmjetësojë pagesat dhe tërheqjet në llogari të klientëve dhe organizatorit. Pra, nuk do të ketë me para “cash” dhe pika bastesh në terren, ndërsa lojtarët do të regjistrohen me kartë ID dhe do të luajnë sipas vlerë që iu lejohet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pushimet që u kthyen në tragjedi! Humbën jetën nga shembja e ndërtesës në Athinë

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën…

LEXO ME SHUME