Categories Lajme

Banka e Shqipërisë bleu 11.5 mln euro të hënën, por rënia e monedhës europiane vazhdon

As ankandet e Bankës së Shqipërisë për blerjen e euros nuk e kanë frenuar nënçmimin e monedhës europiane. Të hënën banka qendrore organizoi ankandin e gjashtë për blerje valute të parashikuar në kalendarin e këtij viti. Në total, në ankand u blenë 11.5 milionë euro.

Shuma e parashikuar për t’u blerë në raundin e parë të ankandit ishte mes 4 dhe 6 milionë eurove dhe Banka e Shqipërisë bleu shumën maksimale të programuar, 6 milionë euro. Blerjet në raundin e parë u realizuan me një kurs që ishte mes 122.69 dhe 122.78 Lekëve, me një kurs mesatar të ponderuar prej 122.74 lekësh. Banka e Shqipërisë ushtroi edhe opsionin e blerjes në një raund të dytë, për 5.5 milionë Euro të tjera. Blerjet në raundin e dytë u bënë me një kurs prej 122.74 Lekësh.

Ky ishte ankandi i dytë për këtë muaj, pas atij që ishte zhvilluar më datë 7 qershor, kur Banka e Shqipërisë pati blerë edhe 6.4 milionë euro të tjera. Në raundin e parë të ankandit, Banka e Shqipërisë vendosi të blejë një shumë prej 4.7 milionë eurosh, me një kurs që ishte mes 123.14 dhe 123.2 Lekëve. Veç 4.7 milionë eurove në raundin e parë, Banka e Shqipërisë ushtroi edhe opsionin e blerjes në një raund të dytë, për 1.7 milionë Euro të tjera. Blerjet në raundin e dytë u bënë me një kurs prej 123.18 Lekësh.

Pavarësisht kërkesës së shtuar nga Banka e Shqipërisë, me gati 18 milionë euro të blera në dy javë, nënçmimi i euros në tregun e brendshëm valutor po vijon. Euro u nisi këtë javë me rënie të mëtejshme dhe u këmbye me 122.62 lekë, duke shënuar një rekord të ri për periudhën pas pandemisë. Ky është niveli më i ulët i kursit të euros i shënuar që nga fundi i muajit shkurt 2020.

Blerjet e valutës nga Banka e Shqipërisë bëhen në funksion të menaxhimit të rezervës valutore dhe nuk kanë për qëllim të ndikojnë kursin e këmbimit valutor. Megjithatë, duke patur parasysh përmasat e vogla të tregut shqiptar mund të pritej që këto blerje të jepnin një ndikim të kufizuar dhe afatshkurtër në normat ditore të këmbimit mes lekut dhe euros. Por, një e gjë e tillë nuk ka ndodhur. Megjithëse me rregulloren e re, që ka hyrë në fuqi këtë vit, Banka e Shqipërisë mund të ftojë në ankande edhe zyrat e këmbimit valutor, përgjithësisht blerjet e valutës bëhen nga bankat tregtare, që zotërojnë edhe volume më të mëdha të valutës në treg. Sipas ekspertëve, pjesëmarrjet në ankande janë operacione që bankat i planifikojnë dhe shumat e kërkuara, me sa duket, nuk janë të tilla për të ushtruar presione mbiçmuese në kursin e euros ndaj lekut. Operatorët shprehen se tregu ka ofertë të bollshme të euros, ndërsa pritshmëritë e agjentëve ngelen në krahun rënës.

Leku ka nisur një cikël të lehtë mbiçmimi ndaj euros qysh në muajin mars, por me ardhjen e verës ky mbiçmim po ecën me hapa më të shpejtë. Ekspertët e shpjegojnë këtë forcim të lekut kryesisht me faktorin sezonal. Sezoni veror sjell një rritje të ofertës valutore në treg, kryesisht të lidhur me turizmin. Zbutja e kufizimeve të lidhura me pandeminë këtë vit ka rritur pritshmëritë për një sezon turistik më të mirë se ai i vitit të kaluar. Kjo pritet të japë ndikimet e veta edhe në kursin e këmbimit valutor, ku operatorët e tregut presin një nënçmim të mëtejshëm të euros.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje tronditëse nga vrasja-vetëvrasja e trefishtë në Itali! Çfarë shkruante autori, divorci i dhimbshëm dhe letra që la (FOTOT)

Një krim i rëndë i trefishtë tronditi opinionin mbarëshqiptar dhe Italinë në fundjavë. 59-vjeçari shqiptar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Alarm i rremë në Fier, 68 vjeçari i dehur telefonon policinë: Hajdeni se vrava gruan! 64 vjeçarja gjendet shëndosh e mirë në shtëpi

Shërbimet e policisë u nisën menjëherë në vendngjarje, por me të mbërritur në banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vonesa e rivlerësimit ‘frenoi’ kërkesat për kredi për shtëpi. Në janar-shkurt, 29 mln € më pak se vjet

Qytetarët morën më pak kredi për të blerë shtëpi në tremujorin e parë të këtij…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhën makinën e firmës së ndërtimit në Elbasan dhe u arratisën, shpallen në kërkim egjiptianët

Katër shtetas egjiptianë që jetonin në Shqipëri, janë shpallur në kërkim nga Policia e Elbasanit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasen dy automjete në Lushnjë, njëra përfundon në kanal, tre të lënduar

Një aksident është regjistruar në zonën e quajtur Goriçaj, Lushnjë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME