Categories Sport

Morën tre fitore, lojtarët e Italisë marrin shpërblimin nga trajneri

Italia ka qëndruar edhe ditën e djeshme në Romë, pas fitores së tretë në grupe ndaj Uellsit dhe në pritje për t’u transferuar në Londër, ku të shtunën do të ndeshen kundër Austrisë, për 1/8-at e Europianit.

Gjithsesi, Roberto Mançini ka vendosur që t’u japë një ditë të lirë si shpërblim të gjithë grupit, në mënyrë që edhe futbollistët e tij të takonin familjarët, deri në 17:30 të pasdites. Pavarësisht atmosferës urdhrat kanë qenë shumë të rreptë, lidhur me shmangien e ndonjë kontakti të padëshiruar, që mund të sillte ndonjë infektim me COVID.

Për këtë arsye, pasi të gjithë futbollistët “azurrë” kanë drekuar me të dashurat, bashkëshortet dhe fëmijët, kanë hyrë në hotel në një zonë të kufizuar, ku i janë nënshtruar të gjithë tamponëve. Pas kësaj, të gjithë në izolim në dhomat e veçanta, deri në përgjigjen e tyre. Ndërkohë, rinisja e stërvitjeve është parashikuar për mëngjesin e sotëm, ndonëse analizimi i kundërshtarit të radhës në këtë Europian nga Mançini dhe stafi i tij ka nisur që mbrëmjen e djeshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME