Categories Lajme

Banorët e Laprakës, ‘5 majit’ dhe Paskuqanit protestë tek kryeministria

Banorët e “5 Majit”, Laprakës dhe Paskuqanit janë mbledhur sot para kryeministrisë pasi kundërshtojnë projektin e Unazës së Madhe.

Ata shprehen se janë arrestuar pse kanë qëndruar në shtëpinë e tyre.

Njëri prej tyre u bëri thirrje qytetarëve të mos qëndrojnë në shtëpi por të vendosen në hotele pasi në këtë mënyrë do të jenë akoma më të sigurt.

“Më kanë arrestuar se kam qëndruar te shtëpia ime. Unë nuk e di ku të rri përveç shtëpisë sime. Nuk di ku mund të rrish tjetër përveç shtëpisë. Kini kujdes edhe ju mos rrini në shtëpitë tuaja se do ju arrestojnë.

Ikni në ndonjë hotel, me të vërtetë kushton por nuk ju ngacmon njeri. Ne do protestojmë sepse protestat i kemi nisur sepse na kanë thënë se do na nxjerrin nga shtëpia.

Le të vendosë gjykata kemi të drejtë ne apo gjykata. Unë nuk kam çfarë të bëj më.

Unë nuk kërkoj mëshirë. Kam kërkuar dy herë të drejtat e mia. Njëherë për shkollën që nuk ma dhanë dhe sot kërkoj shtëpinë time. Unë kam paguar në mënyrë të rregullt”, thotë banori.

Ai ironizoi lajmin për strehimin e ukrainasve ë vendin tonë duke u shpreh se për qeveria nuk pyet për qytetarët e vendit të saj.

“I vetmi lajm që kemi marrë është që qeveria do strehojë qytetarët ukrainas. Ne nuk kemi vlerë këtu në vendin tonë.

Ne na është vënë përpara një kontratë, e kemi lexuar dhe kemi dyshuar. Pyetëm jurist dhe avokatë dhe na thanë nuk ka vlerë”, shtoi ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME