Categories Lajme

Moti i keq në vend! Apeli i ARRSH: Udhëtoni me kujdes, përdorni gomat dimërore

Ndryshimi i kushteve atmosferike me reshje shiu dhe dëbore kanë sjellë probleme me qarkullimin e automjeteve në disa akse rrugore. ARRSH ka njoftuar drejtuesit e automjeteve për akset ku duhet të përdorin zinxhirët në rrugë nga Dardha e deri në Razëm dhe Bogë. Ajo u bën apel shoferëve të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të reduktojnë shpejtësinë duke ndjekur udhëzimet e Policisë Rrugore.

Njoftimi i ARRSH: Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu dhe dëbore në zonat malore

Kontraktorët kanë qenë në terren pa ndërprerje për pastrimin e rrugëve nga bora, nga rënia e materialeve në zonat me intensitet shiu dhe për shpërndarjen e kripës

Në Rajonin Jugor ka paur reshje dëbore në: Llogara, Korçë-Qafë Qarri-Ersekë-Leskovik, Boboshticë-Dardhë, Qafë Thanë-Kapshticë. Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në rrugën e Dardhës

Në Rajonin Qendror ka paur reshje dëbore në: Krujë-Sarisalltik, Tiranë-Dajt, Fushë Stude-Klenjë. Në Qafë Mollë- Bizë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve

Në Rajonin Verior ka paur reshje dëbore në: Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, në akset Hani i Hotit-Tamarë dhe Dedaj-Razëm-Bogë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve , Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimëroretë ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.

Foto nga Kanina ne Vlore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME