Categories Lajme

Banorët e Orikumit protestë kundër aksionit të IKMT: Po bëhen pazare me pronat tona!

Banorët e njësisë administrative Orikum në Vlorë kanë dalë në një protestë paqësore kundër aksionit të IKMT.Banorë të Radhimës, Dukatit e Orikumit diten e djeshme kanë bërë edhe një herë thirrje për ndalimin e këtij aksioni në shembjen që siç e quajnë ata të paligjshme dhe abuzuese që po u behet ndërtimeve të tyre, në të kundërt protesta do të vijojë deri në përplasje fizike.Me tone të ashpra, banorët kanë kërkuar nga bashkia të njihen me programin e mirëfilltë të zhvillimit të zonës, si dhe të zhvillohet një konsulencë publike. Ata kërkojnë urgjentisht pezullimin e shembjeve ndërsa paralajmërojnë se në të kundërt protesta do të marr përmasa të tjera.

Pak ditë më parë bashkia Vlorë ka prezantuar projektin e zhvillimit të zonës, për aksin Vlorë deri në hyrje të tunelit, ndërsa asnjë informacion nuk është dhënë për banorët e njësisë Orikum, të cilëve u preken jo vetëm molet por tashmë edhe godinat, hotele dhe restorante.Banorët akuzojnë se po përjashtohen nga procesi i aluiznit qëllimisht, sipas tyre me tokat po bëhen pazare nga krerët e shtetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME