Categories Lajme

“Ishin me eskortë”, Klodiana Lala zbulon të pathënat e atentatit të prokurorit Ndoja: Rrumi shkoi i paftuar në restorant

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje të reja në lidhje me atetantin e ndodhur ndaj prokurorit Arjan Ndoja. E ftuar në “Real Story”, Lala tregoi zanafillën e takimit të prokurorin Arjan Ndoja me Landi Muharremin.Sipas gazetares, Muharremi i njohur ndryshe si “Rumi” ka shkuar në restorantin ku ndodhej Ndoja, pa e ftuar ky i fundit. Ajo shpejgon gjithashtu se gjatë rrugës automjeti i Ndojas ndiqej nga makina e Rrumit, në formë eskorte.“Ndoja ka drekuar në një restorant dhe pas tij është futur Andi Maloku. Më pas krejt rastërisht në restorant ka ardhur edhe Land Muharremi, i paftuar. Këtë gjë e kanë vërtetuar edhe tabulatet telefonike, që ata të dy bashkë nuk kishin shkëmbyer asnjë mesazh. Rrumi ka shkuar me makinën e tij dhe është futur në restorant.Më pas Muharremi ka hipur në makinë e Ndojas, ndërsa automjeti i tij u shkoi nga oas dhe drejtohej nga një tjetër person. Këto detaje nuk kanë dalë,”- tha Lala.

Si ndodhi atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja? Një skenë hollivudi e krimit shqiptar u përsërit të shtunën në vendin e njohur, si Mbikalimi i Shkozetit në Durrës. Makina tip “Benz”, ku po udhëtonte prokurori Arjan Ndoja, ra pre e një atentati, pasi një makinë tjetër “Benz”, ngjyrë gri, nisi të qëllonte me breshëri, duke lënë të plagosur të tri personat që po udhëtonin në këtë makinë.

Prokurori Arjan Ndoja, shoferi i tij, ish-polici i Krujës Andi Maloku dhe një person i akuzuar për një sërë ngjarjesh kriminale, Landi Muharremi (Aleksandër Laho), ngelën të plagosur pasi ndaj tyre u qëlluan mbi 20 plumba. Atentatorët dyshohet se janë një skuadër vrasësish me pagesë, ndërsa pak orë pas ngjarjes në Ishëm, u gjet makina e tyre e padjegur, dhe brenda ndodheshin dy armët e përdorura në këtë atentat, përkatësisht dy kallashnikovë AK-47. Dosja i ka kaluar prokurorit Anton Martini, ndërsa Ndoja ka thënë se nuk i njeh autorët e atentatit

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME