Categories Lajme

‘Rrumi’ në makinë me prokurorin, deklarata ‘bombë’ e gazetares: Ka lidhje me zyrtarë të lartë, fshin dosje. Tri herë në muaj shkon në Holandë

“Kur një polic, një kriminel dhe një prokuror rrinë bashkë, shteti ka rënë”. Kështu deklaron gazetarja e kronikës së zezë Klodiana Lala.

E ftuar në emisionin “Real Story” në “News24” Lala teksa foli për atentatin me armë zjarri ku mbeti i plagosur prokurori i Durrësit Arjan Ndoj, bëri deklaratën e fortë në lidhje me Pëllumb Muharremin, (i plagosur), i njohur me emrin ‘Rrumi’ ka lidhje me zyrtarë të lartë, që nga policia, deri tek prokuroria.

“Krimi ndryshon ngjyrë. Për ‘Rrumin’, që sot nuk flet, pasi ka marrë plumb në nofull, unë kam informacione se ai rrinte me zyrtar të lartë të policisë, zyrtarë të përgjimeve, ka pastruar dosjet. Ai bënte tri rrugë në Holandë dhe një në Itali. Kishte marrë në mënyrë të paligjshme toka në bregdet, ka 30 përqind të tokave në bregdet. Ai ishte i hetuar për vrasje dhe kishte një sërë çështjes së hapura dhe të mbyllura. Politika e ka amnistuar për të marrë vota. Të gjitha qeveritë e kanë bërë këtë. Ka rënë shteti! Që në një moment që ka lidhje me policin, një prokuror e një kriminel, ka rënë shtetit. Ka pasur vëllain nënkryetar të komunës së Sukthit. Sot e ka vëllain drejtor poste, ka pasur babanë tek komisioni i ndarjes së pronave. Ka rrahur dhe ka bërë maskaradë me pronat”, tha Lala.

Në debat ndërhyri dhe gazetari Basir Çollaku. “Mua më bën përshtypje se kur kërcet kallashnikovi marrim vesh se ‘Rrumi’, ‘Luli’ dhe të tjerë..qenkan të hatashëm. Vetëm atë ditë që kërcet plumbi. Nga drejtësia dhe politika marrin vesh se janë të rrezikshëm. Po çfarë bëjnë këta njerëz jashtë? Pse u bënë të këqij sot dhe janë të mirë ditën e votimeve? Ça i bën bashkë dhe i ndan këta njerëz? I ndan vota, biznesi i përbashkët? A është hetuar nga prokurorë? Me kë e kanë këta persona pasurinë? Nga i kanë marrë paratë?”, tha Çollaku.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME