Categories Lajme

Banorët përzënë grupet e punës, Reagon ARRSH: Vazhdojmë procesin e verifikimit në terren me polici, u dhunuam

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka reaguar lidhur me situatën e krijuar tek Unaza e Re ku banorët nuk kanë lejuar grupet e punës të dërguara nga ky institucion për të bërë matjet në terren.

Në deklaratë ARRSH thotë se inxhinierët e dërguar në terren janë dhunuar nga banorë të tjerë të zonës që nuk kanë lidhje me objektet që po verifikohen.

ARRSH thotës e procesi i verifikimit në terren po vazhdon, dhe punonjësit janë të shoqëruar nga Polici e Shtetit.

Gazetarja e ‘Fax News’ Mirilda Tili e cila raporton nga vendngjarja tha pak më parë se kishte nisur heqja e shtyllave të ndriçimit, por ndërhyrja e banorëve kishte bërë që grupet e punës të largoheshin.

Deklarata e plotë e ARRSH:

Sikurse eshte njoftuar paraprakisht, sot jane ne terren grupet e punes se ARRSH, Bashkise Tirane dhe ALUIZN-it. Inxhinieret e ARRSH po shkojne ne ato objekte banoret e te cileve kane depozituar prane ketij institucioni dokumentacionin e pronesise dhe kane kerkuar te vazhdohet me verifikimet dhe proceduren e shpronesimit.

Gjate punes ne terren banore te tjere te zones, qe nuk kane lidhje me objektet te cilat po verifikohen, kane penguar me dhune inxhinieret ne ushtrimin e detyres. Ata kane dhunuar edhe mjediset private te banoreve me dokumentacion pronesie te cilet kane qene te pranishem dhe te gatshem per verifikimin e baneses ne funksion te shpronesimit. Ky grup banorësh lëviz në segmente të ndryshme të unazës duke penguar inxhinierët në kryerjen e detyrës, pavarësisht se nuk kanë lidhje me objektet të cilat po verifikon ARRSH.

Ne kete forme, keta individe po mohojne te drejten e pronareve te ligjshem per nje proces verifikimi te banesave te tyre.

Inxhinieret e ARRSH po vazhdojne procesin e verifikimit ne terren te shoqeruar edhe nga punonjesit e Policise se Shtetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME