Categories Sport

Barcelona “fërkon” duart për Neymar

Vera e vitit 2019 ishte me të vërtetë e vështirë për Neymar. Braziliani tentoi deri në fund të merkatos për tu larguar nga Paris Saint Germain, por në fund, gjiganti francez ia mbushi mendjen për të qëndruar në “Parc des Princes”. E kjo solli entuziasëm te Neymar, por që më pas u ndal nga një dëmtim, duke komplikuar të ardhmen e tij. Pavarësisht se e bëri publikisht qartë dëshirën e tij për t’u larguar, Leonardo besohet se i ka kërkuar lojtarit që të nënshkruaj një kontratë të re.

Por sipas “Le Parisien”, dëmtimi e ka penalizuar Neymar, me tratativat që duket se kanë ngecur. Kontrata e tij e tanishme përfundon në qershor të vitit 2022 dhe tani mbetet të shihet nëse PSG do të mbështesë apo jo një lojtar që ka qenë plotësisht jashtë fushe, veçanërisht tani, kur Kylian Mbappe ka marrë vendin e tij në projektin futbollistik në Paris.

Sikur të mos mjaftonte kjo, ekziston një rregull në FIFA që lejon lojtarët nën moshën 28 vjeç që të transferohen në një klub të një lige tjetër përmes prishjes së kontratës së tij dhe pagesës së kompensimit prej rreth 60 milionë euro. Vendimi i Webster nuk zbatohet gjerësisht në të gjithë futbollin, por në teori, Neymar mund të blejë kontratën e tij pasi të mbeten vetëm dy vite në kushtet e dakorduara.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME