Categories Sport

Barcelona nxjerr 9 lojtarë në shitje për të sponsorizuar blerjet e reja në verë

Pasojat ekonomike që pritet të shkaktojë pandemia Covid-19 pritet të lërë pasoja në merkaton e shumë klubeve, por Barcelona ka bërë gati një listë të gjatë me lojtarë që do t’i nxjerrë në shitje, për të sponsorizuar blerjet e reja. Kështu në krye të listës është braziliani Coutinho, që do të rikthehet nga huazimi një vjeçar te Bayern Mynih dhe pritet të transferohet sërish në Premier League, ku e ndjekin nga afër Chelsea e Manchester United.

Një tjetër lojtar me valixhet gati është francezi Antoinne Griezmann, i cili pas një sezoni me fanellën e Barcelonës, nuk ka bindur aspak dhe bashkëpunimi me Lionel Messin në fushë ka enë në kufijtë e inekzistencës. Më pas lista vijon më emra si Arturo Vidal, Ousmane Dembele, Ivan Rakitiç, Todibo, Umtiti, Semedo e Braithwaite, ndërsa planet e drejtuesve “blaugrana” janë që të arkëtojnë rreth 250-300 milionë euro nga këto shitje, të cilat do t’i investojnë për të afruar 3-4 emra me peshë për sezonin e ardhshëm.

Sa u përket afrimeve, në krye të listës është braziliani Neymar, i ndjekur nga argjentinasi i Interit Lautaro Martinez, ndërsa do të provohet edhe një afrim I bujshëm në mbrojtje për të përforcuar këtë repart. Burimi:Supersport.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Shqipëria “rrëzon” Bjellorusinë dhe nis me fitore Ligën e Kombeve

Shqipëria ka mposhtur 2-0 Bjellorusinë në “Air Albania”, në ndeshjen e parë të Ligës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME