Categories Sport

Ideja e re në Itali, ndeshje vetëm në qytetet qendrore dhe jugore

Drejtuesit e futbollit në Itali vijojnë të zhvillojnë mbledhje online për të studiuar të gjitha mënyrat se si mund të rinisë kampionati, pasi duan me çdo kusht t’i shkojnë deri në fund sezonit, për të mos pësuar humbje të mëdha ekonomike. Kështu së fundi është hedhur ideja që në veri dhe kryesisht në “zemër” të Lombardisë, të mos luhet asnjë ndeshje, vendim ky që do të penalizonte klubet e Interit, Milanit dhe Atalantës. Ideja e Federatës dhe Ligës është që të gjithë takimet e mbetura të zhvillohen në Italinë Qendrore dhe Jugore, zona këto ku koronavirusi është shumë pak i pranishëm dhe situata është tërësisht e qetë. Do të mbylleshin kështu “San Siro” dhe “Gewiss Stadium”, por e njëjta gjë mund të ndodhë edhe me stadiumet e Torinos, pasi edhe rajoni i Piemontes vijon të ketë shifra relativisht të larta të të prekurve nga Covid-19. Nëse do të vendoset kështu, klubet veriore do të kenë rritje të shpenzimeve dhe do të vuajnë riorganizimin, pasi do t’u duhet të spostohen në qytete të tjera dhe të marrin masat për strehimin e stërvitjen normalisht të futbollistëve. Megjithatë këto shpenzime janë të papërfillshme nëse krahasohet me humbjet që mund të pësojnë nëse kampionati nuk do të arrijë të mbyllet, ndaj të gjithë janë gati të sakrifikojnë për çuar deri në fund sezonin 2019-2020. Burimi:Supersport.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Shqipëria “rrëzon” Bjellorusinë dhe nis me fitore Ligën e Kombeve

Shqipëria ka mposhtur 2-0 Bjellorusinë në “Air Albania”, në ndeshjen e parë të Ligës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME