Categories Lajme

Kronik nga Shkodra!

10 vite në luftë me kancerin e gjirit, por që fatkeqësisht nuk arriti ta fitonte këtë betejë! Kjo është historia e trishtë e mësueses Sonela Totrakut, e cila ka ndërruar jetën dy ditë më parë. Pavarësisht dëshirës së saj të madhe për të jetuar, ajo u largua nga kjo botë, por pa e zhdukur buzëqeshjen në fytyrë që e karakterizonte. Një lajm i trishtë për gruan që u kthye në simbol të forcës, që ka pikëlluar të gjithë nxënësit e saj, por edhe këdo që njihte dhe e dinte se sa e vlerësonte jetën. “Dua të jetoj, është gjëja më e bukur. Kur ke dëshirë që të jetosh bën maksimumin e mundshëm. Merr gjërat më të bukura që ka jeta dhe gjërat e tjera pastaj i neglizhon”, ka thënë ajo më herët në një intervistë për emisionin Rreze Dielli” në Report Tv rrëfeu edhe momentin e trishtë kur zbuloi sëmundjen. “Unë kujtoj momentin si e kam zbuluar. Kam qenë në shtëpinë time, po shikoja për qejfin tim televizor. Në atë moment më pickon një mushkonjë, e godas dhe gishtat e mi prekin një gjendër të vogël në gjoks. Kam vrapuar ti tregoj të parës mamamsë. Më tha që nuk është asgjë, por kur vuri dorën për ta parë u zverdh në fytyrë dhe që aty e kuptova se diçka nuk shkon. Më pas kemi shkuar , kam bërë kontrollet. Aty e kam marrë vesh se çfarë diagnoze kisha, por asnjëherë nuk kam qenë e ndërgjegjshme se çfarë do të më presë më pas”, ka rrëfyer Sonela në një nga intervistat e fundit për sëmundjen që e preu në besë”, tha ajo më herët në emisionin “Rreze Dielli”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME