Categories Sport

Barcelona vjen me një ofertë konkrete për PSG, kërkojnë Neymar-in me patjetër

Barcelona kërkon t’i japë fund çështjes së Neymar sa më shpejt dhe këtë e bën nëpërmjet ofertës  së huazimit që pritet t’i paraqesë Paris Saint Germain-it. Por francezët do të jenë të vështirë për tu bindur pasi kërkesa e tyre është më e lartë.

Ata janë në kërkim të shitjes së lojtarit dhe përveç çmimit duan dhe shkëmbimin me të paktën dy lojtarë. Neymar është kthyer tashmë në yllin e kësaj merkatoje por që askush nuk po “e kap” dot. Ai dëshiron që të kthehet te Camp Nou por deri më tani blaugranasit nuk kanë bërë një lëvizje konkrete për brazilianin.

27 vjeçari nuk ka luajtur në 2 ndeshjet e para të kampionatit për Paris Saint Germain prandaj aventura e tij në Francë është vendosur në dyshim. Parizienët kërkojnë shitjen e Nymarit për një shfër afërsisht të njëjtë me atë që kanë paguar,gjë që është shumë e vështirë ndaj ata kërkojnë dhe shkëmbim me lojtarë.

Drejtori sportiv i Barcelonës, Eric Abidal si dhe pjesëtar të bordit kanë qendruar 1 javë në Paris me shpresën mos të arrijnë akordin me lojtarin dhe PSG por që me sa duket nuk ia kanë arritur. Në biseda me kryeqytetasit francezë është dhe Reali i Madridit, gjithashtu në garë është futur edhe Juventusi që po përdor kartën Dybala për të joshur PSG-në.

Timoni mbetet në dorën e parizienëve të cilët duhët të zgjedin ofertën më të mirë pasi koha është e limituar. Merkatoja europiane mbyllet në 2 shtator.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME