Categories Lajme

Basha bën gati listën, kryesia pritet të mblidhet në orën 20:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përmbyllur në fundjavë procesin e nisur që në verë, atë të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.

Kur  kanë ngelur pak orë nga dorëzimi i listave me emrat e kandidatëve për deputetë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të mbledhë në orën 20:00 Kryesinë e PD-së për të konsultuar listën e kandidatëve për deputetë që ka menduar si më të mirët për tu përballur me PS-në në zgjedhjet e 25 prillit.

Basha do të diskutojë me Kryesinë e partisë emrat që ai ka zgjedhur.

Kjo lëvizje bëhet për të dhënë vendimin final dhe aprovimin kësaj liste, ndërsa ato duhet të dorëzohen në KQZ brenda orës 00:00.

Mbledhja me 28 anëtarët e kryesisë së PD-së, ku përfshihen nënkryetarët dhe sekretarët, do të zhvillohet në prani fizike, ndërsa fill pas tyre, kreu i PD-së do të mbledhë online 343 anëtarët e Këshillit Kombëtar për të miratuar apo rrëzuar listën me kandidatët që do t’i propozojë Kryesia e PD-së për zgjedhjet e 25 prillit. Më pas pritet prezantimi i kandidatëve në një ceremoni.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME