Categories Lajme

Tjetër lehtësim masash në Gjermani

Dyqanet, objektet kulturore dhe sportive hapen me kufizime për grumbullimet Kjo e hënë nisi me masa të lehtësuara anti-COVID në Gjermani. Tashmë mund të takohen deri në 5 persona nga dy familje të ndryshme, teksa deri më tani nuk lejoheshin grumbullimet e mëdha në gjithë vendin.

Hapen muzetë e aktivitetet e tjera kulturore me numër të kufizuar përmes prenotimit për të shmangur grumbullimet e mëdha e në të njejtën mënyrë do të funksionojnë edhe qendrat sportive si dhe shkollat e kurset.

Në farmaci nis shpërndarja e testeve të shpejta falas për COVID-19 që mund të kryen nga çdo individ në shtëpi. Çdo person mund të marrë nga 1 test falas për çdo javë për të mbajtur nën kontroll gjendjen shëndetësore.

Nga fundi i Shkurtit këto teste nisën të shiteshin në farmaci e supermarkete. Infektimet ditore këtë të hënë ishin më të larta krahasuar se një javë më parë.

Edhe Gjermania është përfshirë nga tendenca në rritje e infektimeve ditore ashtu si i gjithë kontinenti, ndaj dhe ekspertët i kanë bërë thirrje qeverisë të mos nxitohet me lehtësimin e masave. Franca dhe Italia kryesojnë listën europiane për infektimet në kontinent. Ndërsa Shtetet e Bashkuara shënuan një tjetër shifër të ulët infektimesh ditore prej rreth 40 mijë rastesh, një kuotë e zakonshme për Shtatorin e vitit të kaluar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME