Categories Lajme

Basha në Vorë: Do përshpejtojmë procesin e rindërtimit. Drejtësi, shpërndarje e parave në dorë për familjet në zonat rurale, transparencë në ato urbane

Kryedemokrati Lulzim Basha ka qenë në Vorë sot ku është takuar me qytetarët dhe ka dëgjuar problematikat e tyre, një prej tyre rindërtimi i shtëpive të dëmtuara nga tërmeti apo problemet me pronat.

Basha e cilësoi rindërtimin dështim deri tani dhe tha se qeveria pas 25 prillit do ta ketë prioritet, duke premtuar drejtësi, shpërndarje të parave në dorë për familjet e dëmtuara që duan të ndërtojnë shtëpitë në zonat rurale dhe transparencë për rindërtimin në zonat urbane.

“I gjithë rindërtimi është dështim. Po të kishin dashur të ndihmonin njerëzit do iu jepnin para që t’i ndërtonin vetë. Nuk e bënë sepse donin të bënin tendera që ua kanë dhënë shokëve, miqve. Është e njëjta skemë si kudo në Shqipëri. Gënjejnë nga mëngjesi në darkë.

Njerëzit akoma në çadra, këta bëjnë tendera sekretë që i fitojnë vetë.
Të gjithë ata që janë dëmtuar nga tërmeti kudo, procesi i rindërtimit është prioritet absolut i qeverisë së pas 25 prillit. Gjëja e parë drejtësi, shpërndarje me shpejtësi të parave në dorë për ato familje që mund ta rindërtojnë apo ndërtojnë shtëpinë nga e para në zonat rurale. Ndërtimi në zonat urbane do bëhet me transparencë absolute duke ruajtur pronat. Ne do ta përshpejtojmë procesin e rindërtimit, duke ju dhënë drejtpërdrejt shpërblimin financiar sipas dëmit jo sipas ca të nënës ca të njerkës”, deklaroi kreu i PD.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME