Categories Lajme

Rama: Nga 1 janari 2022, do heqim taksën mbi pagën deri 400 mijë lekë

Kryeministri Edi Rama, ka prezantuar programin e Partisë Socialiste, “Pagat, taksat dhe biznesi”. Rama premtoi publikisht se nga data 1 janar 2022, do hiqet taksa mbi pagën deri në 400 mijë lekë. Kreu i qeverisë shtoi se do të ulet tatim fitimi, për ata persona që marrin paga deri në 2.5 milionë lekë të vjetra.

“E vetmja forcë sot për sot, që mund ta bëjë realitet këtë gjë të vështirë, jemi ne, unë dhe PS. ne i japim shqiptarëve një vizion për vitin 2030. Programi ynë mbështetet në realitetin tonë të përditshëm, ndërsa programi i tyre është për të arritur qëllimet vetjake. Programi i tyre është tallje me milenin, sipas shprehjes “ta hajë kush ta hajë”. Ne kemi program qeverisës, për të jetësuar vizionin “Shqipëria 2030”, me plan për të joshur këdo.

Ne i duam votat për të vazhduar ndërtimin e rrugës së re për shqiptarët, të hapur në drejtësi, arsim, shëndetësi. Ata kanë zgjedhur rrugën e vjetër të fushatave, me moton e premtimet “kap çfarë të kapësh”.  Bubat kaçurrelë. Sot kemi 300 mijë lekë pagën minimale. Ne duam ta çojmë deri 400 mijë.

Nga 1 janari 2022, do heqim taksën mbi pagën deri 400 mijë lekë. I bie që 63 për qind e të punësuarve nuk do kenë taksë për shtetin. Ulet tatimi mbi fitimin, për ata që marrin deri 2.5 milionë lekë të vjetra.  Kjo masë hyn në fuqi më 1 janar 2022”, tha Rama. (Balkanweb)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME