Categories Lajme

Basha: Shqipëria pa mjekë e infermierë, ikën nga qeveria Rama

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thotë se sistemi shëndetësor publik në Shqipëri vuan nga mungesa e personelit shëndetësor, investimeve në infrastrukturë dhe pajisjeve mjekësore. Sipas tij, qytetarët duhet të presin orë e ditë të tëra në radhë për të marrë shërbimin bazë. Mungesa e mbështetjes ka larguar me mijëra mjekë dhe infermierë nga vendi, duke bërë që Shqipëria të ketë numrin më të ulët të mjekëve për banorë në rajon. Si rrjedhojë e largimeve masive të personelit shëndetësor gjatë viteve të fundit, vijon Basha, zona të tëra në Shqipëri janë pa mjekë dhe pa shërbim për qytetarët.

“Sipas të dhënave nga Observatori Global i Shëndetit, Shqipëria ka numrin më të ulët të mjekëve për banorë në rajon, 1.2 mjekë për 1000 banorë. Ndërkohë që Greqia ka 6.2 mjekë për 1000 banorë, Maqedonia e Veriut 2.8, Mali i Zi 2.3, Serbia 2.4 dhe Bosnja 1.8”. Basha thekson se sot pas 2 mandatesh të qeverisjes së Ramës, mjekët shqiptarë paguhen më pak se në çdo vend të rajonit apo Europës.“Sipas një studimi të Institutit Ndërkombëtar për Studime Ekonomike në Vjenë, mjekët në Shqipëri paguhen mesatarisht 435 euro, që është paga më e ulët në rajon. Mjekët paguhen më shumë në Bosnjë (901 euro) dhe Mal të Zi (833 euro), ndërsa në Serbi e Maqedoninë e Veriut me mbi 700 euro.

Vitin e kaluar, edhe Kosova i rriti ndjeshëm pagat e personelit shëndetësor, me synim ndalimin e largimit të bluzave të bardha. Mjekët specialistë paguhen 1195 euro (nga 661 euro më parë), mjeku i përgjithshëm 836 euro (nga 566), kryeinfermierët 621 euro (nga 472) dhe infermierët e parë 537 euro (nga 425 më parë)”. Kryedemokrati Basha nënvizon se personeli shëndetësor në Shqipëri ka nevojë të menjëhershme për mbështetje.

“Në 7 vjet kjo qeveri i shpenzoi paratë e shqiptarëve për koncensione dhe tendera korruptivë. 120 milionë euro për aferën e check up-it mund të përdoreshin për të mbështetur personelin shëndetësor apo për të blerë aparatura të reja.Dështimi me shëndetësinë këto 7 vjet u pa qartë nga të gjithë edhe në menaxhimin e pandemisë. Ende sot, me rritjen e përditshme të numrit të të prekurve nga COVID-19, deklaratat për hapjen e 2 spitaleve të reja COVID mbeten pjesë e propagandës, ndërsa në disa raste personeli shëndetësor nuk ka marrë shpërblimet e premtuara”.

Ai premton se PD do të bëjë gjithçka për të mbështetur specializimet për mjekët e rinj në mënyrë që të rrisim kapacitetet. “Do të rrisim pagat e mjekëve deri në 1200 euro dhe 700 euro për infermierët. Do të mbështesim dhe stimulojmë mjekët që të shërbejnë në zona të ndryshme të vendit ku mungon tërësisht apo pjesërisht personeli shëndetësor. Do të rrisim investimet për aparatura moderne të qëndrave shëndetësore dhe spitaleve. Do të anullojmë koncensionet korruptive dhe do të çojmë para ligjit ata që abuzuan me paratë e shqiptarëve.Shqiptarët meritojnë dhe do të kenë një qeveri normale që punon për ta dhe jo për një grusht oligarkësh”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tiranë/ Kontrabandonin dhe modifikonin makineta të lojërave të fatit, arrestohen 2 persona

Dy persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor “Interceptimi”, pas një hetimi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Tentuan të korruptonin policët për të shmangur gjobat, procedohen 3 persona

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës dhe Kavajë, pasi dyshohet se tentuan të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër, arrestohet 23-vjeçari që transportonte 7 emigrantë drejt Malit të Zi

Një 23-vjeçar nga Ura Vajgurore është arrestuar në Shkodër gjatë operacionit policor “Transit 4”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim në rafineri në Greqi, vdes 43-vjeçari shqiptar, një tjetër në gjendje kritike

Një shpërthim në një rafineri në Greqi ka rezultuar fatal për një punëtor shqiptar, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ Dyshime se po përgatitnin një vrasje, arrestohen 3 persona të armatosur, SPAK interesohet për çështjen

Lezhë/ Dyshime se po përgatitnin një vrasje, arrestohen 3 persona të armatosur, SPAK interesohet për…

LEXO ME SHUME