Kreu i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha, po mban një takim me gazetarët ku pritet të bisedohet në lidhje me situatën politike në vend dhe për kërkesën që OSBE i ka bërë partive që të ulen në tryezë për Reformën Zgjedhore. Në një bashkëbisedim me gazetarët vetëm një ditë pas rezolutës së CDU-CSU, Basha tha se negociatat do të hapen vetëm pas plotësimit të 9 kushteve.
Edhe opozita ka thyer bojkotin e saj dhe do të marrë pjesë në këtë tryezë ndonëse teknikisht.
Tryeza pritet që të nisë në orën 09:30 dhe pjesë e saj do të jenë ambasadori i OSBE Bernd Borchardt dhe dy bashkëkryetarët komisionit për reformën zgjedhore Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari.
Gjithashtu siç e konfirmuan dhe të martën pjesë do të jenë dhe përfaqësues nga opozita e bashkuar Ivi Kaso, Muharrem Caka dhe Arjan Madhi.
