Moderatori i emisionit “Arena” Dritan Hila gjatë diskutimit me ministrin Blendi Klosi tha se baza ushtarake në Orikum dhe Shëngjin janë kthyer në makth për operatorët turistikë. Hila: Baza ushtarake në Shëngjin dhe baza ushtarake në Orikum është kthyer në një makth për operatorët.
Klosi: Nuk ka qenë këtë vit.
Hila: Ka qenë këtë vit dhe po të bie një shembull personal. Unë i kam kërkuar vjet Ministres së Mbrojtjes që të bëja filmimin e asaj rrangalleje, që i thonë nëndetësja 108 dhe më ka ndaluar se është sekret ushtarak, pra atë bidon të ndryshkur që po i fundoset.
Klosi: Unë flas për bazën e Shëngjinit. Shqngjini dhe Velipoja ëhstë një nga potencialet më të pazbuluara të turizmit shqiptar. është e mundur të zhvillohet shpejt. Është destinacion sepse rruga e Kombit e ka bërë shumë të afërt m e Kosovën.
