Një ajsberg gjigant është shkëputur nga Antarktida, copë akulli kjo që po konsiderohet ndër më të mëdhatë ndonjëherë.
Shkencëtarët e kanë vëzhguar dukurinë që prej viteve 2000, kur dha krisjet e para, transmeton lajmi.net. Ajsbergu është 1636 metra katror, dhe kjo është një ngjarje shumë e rëndësishme jo vetëm për Antarktidën, por edhe për debatin e ngrohjes globale në përgjithësi.
Ky bllok akulli njihet si i treti më i madh në Antarktidë. Një shkëputje e tillë nuk ka për të ndikuar gjë në nivelin e detit, sepse akulli ka qenë në ujë që më herët.
