Categories Sport

Barca e mposht me përmbysje Interin, Luis Suarez është heroi

Barcelona e ka fituar derbin e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve, duke e mundur Interin 2:1 në ‘Camp Nou’, në ndeshjen e vlefshme për grupin F. Nuk kishte si të niste më mirë për Inter, që pa veten në epërsi pas tre minutave lojë.

Një vendosje jo e mirë e mbrojtjes së Barcelonës, bëri që Laurtaro Martinez të dalë në mundësi të mirë shënimi, gjë të cilën e shfrytëzoi argjentinasi, për të kaluar Interin në epërsi 0-1. Vazhdimi i pjesës së parë solli lojë mjaft agresive nga të dy skuadrat, që po ashtu krijuan edhe shumë raste të mira shënimi.

Por, goli i barazimit për Barcelonën erdhi vetëm në pjesën e dytë, pas rritjes së dominimit të lojës, me Interin që u mbyll edhe më shumë afër zonës së tyre. Një asistimi të Arturo Vidal, iu përgjigj në mënyrën më të mirë Luis Suarez, që me vollej goditje shënoi një super gol, për 1:1, në minutën e 58’.

Barcelona nuk u ndal me aq, dhe vazhdoi të rriste presionin në drejtim të Interit, gjë e cila edhe solli rezultat. Ishte Luis Suarez që sërish ndëshkoi Interin, tani pas një asistimi të pranuar nga Lionel Messi, në minutën e 84’.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME