Categories Lajme

Bënë lëmsh, pronat e Dhërmiut, ja lista me 189 pasuri që kanë pasur probleme me dokumentat

Pasuritë që ndodhen në fshatin Dhërmi, të cilat rrjedhin nga Akti i Marrjes së Tokës në Pronësi, janë bërë “lëmsh” nga zyrtarë të Drejtorisë së Administrimit të Mbrojtjes së Tokës në qarkun e Vlorës dhe kadastrën e këtij qyteti.

“Ora News”, zbulon ekskluzivisht listën e 189 pasurive që kanë pasur probleme me dokumentacionin, pasuri këto që më pas është dashur të korigjohen, si pasojë e fryrjes artificiale së sipërfaqeve tokësore, nga zyrtarë të “DAMT”-it dhe kadastrës në Vlorës.

Kjo është një listë e firmosur dhe vulosur nga drejtori i D.A.M.T-it në Vlorë, Bardhyl Gjika, e cila mban datën 20 nëntor 2020, por në fakt ka mjaft mangësëi, për sa i përket sipërfaqeve tokësore. Mbi të gjitha shumë prej dokumentave të gjetura në dosjet e këtyre pasurive kanë qënë fotokopje dhe jo origjinale, duke krijuar një situatë “lëmshi” dhe aspak të paqartë.

Sipas dosjes hetimore metrat e gastrave të tokave të përfituara sipas ligjit Nr. 7501, shtoheshin duke variuar nga 1 mijë deri në 2 mijë metra. Ndërsa fryrja më e madhe e tyre, është bërë në ndarjen e tokave që ishin kullota dhe që gjatë gushtit të vitit 1991, nuk janë ndarë nga Komisionet e Ndarjes së Pronave.

Pikërisht në këto sipërfaqe toke që ishin kullota, D.A.M.T-ti në Vlorë, ka fryrë sipërfaqet duke i dhënë 10 mijë deri në 40 mijë metra katror tokë, personave të ndryshëm. Dhe një gjë e tillë që tashmë është provuar dhe nga prokuroria e Vlorës,ka ndodhur në zonat e quajtur, Gjilepë, Gjipe, në vendin e quajtur “Kondraqja”, “Lamishja”, “Zervo”, “Agnea” dhe “Perivol”.

Për shkak të abuzimeve me dokumentacionit dhe fryrjes artificial të sipërfaqeve të tokave, tashmë situata në këtë fshat ka dalë jashtë kontrollit. Jo vetëm për shkak se çështjen tashmë e ka marë në dorë prokuroria e Vlorës, e cila ka sjellë arrestimin e Bardhyl Gjikës dhe Klodian Trocit, por edhe për shkakun e lindjes së konflikteve mes pronarëve dhe blerësve. Shumë biznesmenë nga Tirana dhe jo vetëm, kanë investuar para në blerjen e pasurive të paluajtshme në fshatin Dhërmi, pasuri këto që tashmë kanë dalë me probleme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Parlamenti Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri: Hetim për përdorimin e forcës nga policia dhe thirrje për dialog

Parlamenti Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri: Hetim për përdorimin e forcës nga policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 19 Tetor 2026

Dashi Intuita e sotme do të jetë vendimtare. Përdoreni atë në çështjet familjare dhe në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ 69 persona të arrestuar dhe 20 të proceduar penalisht, 19 efektivë policie të lënduar

Protesta në Tiranë/ 69 persona të arrestuar dhe 20 të proceduar penalisht, 19 efektivë policie…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Shpërthim me lëndë plasëse në Llakatund, dëmtohet makina e administratorit të Shushicës, Igli Bimaj

Vlorë/ Shpërthim me lëndë plasëse në Llakatund, dëmtohet makina e administratorit të Shushicës, Igli Bimaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni “Blindi” në Laç/ Arrestohen dy persona, lëviznin me BMW të blinduar, sekuestrohen drogë, jelek antiplumb dhe shpatë

Operacioni “Blindi” në Laç/ Arrestohen dy persona, lëviznin me BMW të blinduar, sekuestrohen drogë, jelek…

LEXO ME SHUME