Categories Lifestyle

Bëni thonjtë me xhel? Mjekët ngrenë alarmin: Ky është rr.eziku që nuk ua thotë askush

Moda e thonjve me xhel eshte perhapur shume dhe nuk sheh femer pa to. Por dermatologët thonë se xheli mund të shkaktojë dëmtim të përhershëm të thonjve, madje rrit edhe rrezikun e prekjes nga kanceri i lëkurës. Por më shumë sesa xheli, duket se “fajtore” është furra ku piqen shtresat që vendosen mbi thonj. Ekspertët thonë se rrezet UV që dalin nga furra kanë efekte anësore të rrezikshme.

Dëmi që i shkaktojnë lëkurës llambat UV është i njëjtë me atë që shkakton solari. Dermatologët thonë që femrat duhet ta marrin parasysh këtë rrezik dhe në çdo seancë të trajtimit të thonjve në këtë mënyrë të lyejnë lëkurën e duarve me krem kundër diellit. Vëmendja ndaj llambave UV në sallonet e manikyrit u rrit pas zbulimit të kancerit të lëkurës te dy gra që ishin ekspozuar për një kohë të gjatë ndaj këtyre rrezeve.

Ato nuk kishin histori të kancerit të lëkurës në familjen e tyre dhe nuk ekspozoheshin në diell pothuajse fare për shkak të punës. Gjithashtu, shtresat e xhelit mund të mbulojnë infeksione apo tumore, duke vonuar diagnostikimin, gjë që zvogëlon mundësinë e shërimit. Përfundimisht, nëse doni duar të bukura me thonj që shkëlqejnë dhe kanë formë të bukur gjatë gjithë kohës, mendoni edhe efektet anësore. Në rastin më të mirë, mund të përfundoni me lëkurë duarsh të rrudhur dhe me njolla.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME