Categories Lajme

Bënte kilometra të tëra në këmbë/ Kush ishte Pal Kola, 60-vjeçari që punonte roje natën për bukën e gojës

Plumbat e kallashnikovit në drejtim të godinës së Top Channel, vranë Pal Kolën, 60-vjeçarin shumë të thjeshtë i cili banonte në një shtëpi të vogël në Sharrë, në kushte aspak të mira. Fati nuk u tregua i drejtë me Kolën, i cili për të shkuar në punën e tij ku punonte si roje, i duhej që çdo ditë të bënte në këmbë kilometra të tërë, pasi banesën e kishte larg nga rruga kryesore.

Gazetarja e Report Tv, Ledina Jakimi ka shkuar pranë banesës së Pal Kolës, për të mësuar më shumë nga familjarët e tij, për cilët dhimbja është shumë e madhe por edhe e freskët. Për këtë arsye nuk u prononcuan.

Por burimet bëjnë me dije se i ndjeri kishte nisur pune prej 6-muajsh në Top Channel, çdo natë ai shkonte në punë, madje edhe për festat. Ai ishte çdo ditë në sfidë për të siguruar bukën e gojës për dy vajzat dhe djalin e tij. Ky i fundit punon në Itali. Viktima ishte njeri shumë i qetë dhe nuk krijonte konflikte.

Djali i jeton në Itali, ku kishte ikur për të punuar dhe për të siguruar një jetë më të mirë. Të tre fëmijët të pa martuar. Njëra nga vajzat e divorcuar dhe ka një djalë. Tani jeton tek familja e vet. Me origjinë nga Puka dhe jeton në Sharrë mbi 25 vjet.Ende nuk dihet me çfarë motivi autorët qëlluan pa mëshirë me kallashnikov duke e lënë të vdekur në vend punonjësin e sigurisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME