Categories Lajme, Politike

Gjekmarkaj thirrje Alibeajt: Kur s’kemi as 61 njerëz për t’i nxjerrë kandidatë, çojani vulën Berishën. Mos prisni 15 majin

Nga Agron Gjekmarkaj

Në Pranverën e vitit 2021 kam besuar shumë se po bënim një beteje për të ndryshuar Shqipërinë. Kur fitoren nuk e patëm besova që do bënim një opozitë cilësore. Përfunduam të ndarë e të sharë në Foltore e Vulë.

Armik na u shfaq SHBA dhe Perëndimi. Na tollovitën dy njerëz Lulzim Basha dhe Sali Berisha. Na bënë qesharak. Një luftë e pandershme mes tyre për interesa personale. Një pakt i thyer për mungesë parimesh. Tashmë kjo është histori.

Sot Vula” ka më shumë forume se anëtarë. U drobitën forumet mbledhje pas mbledhjeje për të mos bërë asgjë.

Një parti politike që nuk merr pjesë në zgjedhje nuk duhet të ekzistojë dhe s’ka pse mban peng vulën që mund ta përdorin të tjerët. Për çfarë partie mund të flitet pa u ndeshur! Atëherë paskan të drejtë ata që e quajnë parti e vjedhur.

Një parti që nuk gjen kandidatë duhet ta ulë qepenin.

Do të ishte më e ndershme që në një sini “vula” të udhëtonte nga “Kotoni” si koka e Ali Pashës drejt “Shqupit”.

Ta pranojmë që dështuam duke mos bërë asgjë, me sytë hapur shihnim qiellin dhe ëndërronim se çfarë bie nga sipër. Ta pranojmë që nuk paskemi bërë beteje parimore për asnjë çast! Të pranojmë se SHBA me goditje ballore ose me deux ech machina do eliminonte Sali Berishën dhe do silleshim si triumfarorë kush e kush të marrë meritat.

Të pranojmë që kjo nuk ndodhi dhe shumë u kthyen tek ai , të tjerë i bëjnë sytë e ëmbël, marrin premtime për zemërgjerësi dhe bëjnë lojën e tij për ta çuar shpartallimin deri në fund të gjësë së mbetur. Natën shohin ëndrra me mëshirë.

Filloi gara për t’u justifikuar kush e ka sulmuar më pak. Më e trishtë është kur sheh deputetë që iu ndrisin sytë kur Berisha sulmon Bashën me fjalorin e 32 viteve, kaq të dhunshëm e neokomunist dhe pa vrasje ndërgjegje sa të vërteta ka brenda, po kështu iu ndrinin kur Bashën e kishin përballë kryetar. Nuk del një ti thotë “mbaje mor burrë gojën”.

Nuk flet shqiptari kështu.

Shumëkush mbeti pezull me spirancën hedhur mbi paqartësitë dhe frikërat e veta, mbi ambicjet dhe frustimet e veta.

Pas 6 Marsit nuk e përkufizuam kurrë identitetin e grupit që mbeti, në jemi parti, shoqatë kulturore, gjuetarësh apo grup miqsh. Personalisht kam besuar në çdo gjë që kam bërë e thënë. Asnjë pendesë. Në ka gjë që më bën krenar është fjalimi në kongresin e 18 Dhjetorit. Një ushtrim i vërtetë demokracie.

Nuk më kanë munguar ofertat për t’u rikthyer. i kam falënderuar por jo.

Pardje mora pjesë pas shumë mungesash për arsye personale në një mbledhje grupi dhe kolegë të dashur në diskutimet e tyre të kundërta kishin të gjithë të drejtë. Një nyje gordiane që nuk pritet.

Disa e kishin me mot vendosur të mbështesnin “primaret” po ama pas 14 Majit do i kërkonin llogari Enkelejdit për dështimin.

Hahahaha. Edhe qeshin në kohë krize. Ne nuk nxjerrim kandidate por ne jemi PD ! hahahha sa shaka. Ne nuk jemi PD. Kështu nuk jemi asgjë.

Duke mos ditur se çfarë jemi nuk po dimë se çfarë po bëjmë. Në pamundësi për të pasur njerëz, për të nxjerrë kandidatë u sygjerova kolegëve të mi ta çonin “vulën” që parmbrëmë tek Sali Berisha. E kisha pa asnjë grimë cinizmi. Më burrërore është.

Duhet pranuar dështimi. Nuk mbulohet ai me fjalë të mëdha. Ajo është partia e tij herë e madhe herë e vogël, herë e hapur e herë bunker dhe s’kemi pse ja mbajmë vulën si kapsulë shpëtimi për të bërë negociata të pista nesër.

Njerëzit do ju’a dinin për nder, Berisha jo edhe aq se tek e fundit na mundi dhe na futi në qoshe. Vula e pa përdorur nga ne shndërrohet në ornament.

Ju nënshtruam presionit dhe gjuhës së tij. Ai ka qenë mjaft zemërgjerë, në pronën e tij ka lënë një ngastër për tokë fraksioni. Mundet të shkohet atje dhe aty do jetë një mundësi e madhe lërimi për reflektim e autokritikë.

Më të zellshmit mund të bëhen prapë deputetë! Pse i bëmë këto beteja e debate qysh nga 9 Shtatori? Disa se dinë më. Disa e kanë harruar. Disa flasin për bashkim duke pranuar si të vetëm kandidatin e “primareve” a thua se e përçamë ne PD-në sikur s’ka ndodhur asgjë deri tani. Nuk mungoi oferta mazokiste, silleni kandidatin këtej përdoreni siglën e vulën po as i dëgjoi njeri. Berisha nuk e negocion atë që e beson si të veten.

E përçau Sali Berisha për interesat e veta me qartësinë e atij që po i merrnin gjënë e vet por ama mori shumicën me vete dhe ne na mbeti vula me gjyq. i duhej për tu mbrojtur nga Perëndimi. A është fatkeqësi? E madhe është! Nuk e shohin, nuk e ndiejnë. Zoti drite jua bëftë të gjithëve atyre që besojnë se është shaka.

Vulën kur e rimorëm nuk na u desh më. Nuk e përdorëm.

Kolegë të dashur Enkeled, Gazment, Jorida, kthejani Sali Berishës vulën. Ti lëmë pallavrat jo ashtu jo kështu, demokratët andej, demokratet këtej. Do gëzohen njerëzit në bazë se nuk do hallakaten e çapërlohen me njëri-tjetrin.

Personalisht e di që Sali Berisha është një politikan dhe intelektual i kalibrit të lartë por njëkohësisht perfid sepse shërbehet nga një shpurë rrandokopësh folklorikë si gati gjithmonë. Me këtë nuk kam parasysh pothuaj asnjë nga 625 mijë votuesit e PD por toga të caktuara ylyfelinjësh. E ka zhveshur PD nga cilësia duke ja shndërruar fytyrën në mënyrë sistematike për arsye dominimi e përvetësimi.

I zgjedh per Adil, per Pali per Lenka, për të tillë i do si kamerire lepe peqe, si ushtar të gatshëm me shqiptu çdo marrëzi pa u skuqë e pa u zverdhë, ku “gratë” bëhen “burra” dhe “burrat” në “gra”.

Një shkollë politike e bazuar mbi vetëposhtrimin. Një model enverist që flet për demokraci.

Me shqetëson “non grata” e tij por shkolla politike shumë më tepër, poterexhinjtë folklorikë e zgrapës që presin qarin pranë tij po kaq. Kjo nuk më pengon të pranoj se ai e përdor vulen, ti njoh zotësinë.

Ne jo. Ai ka njerëz, ne nuk paskemi 61 veta. Duket grotesk. Nuk është. E vërteta kjo. Çojani vulën kolegë dhe mos të rrinë njerëzit në ankth.

Miq deputetë, mos prisni datën 15, shkoni sonte le të triumfojë bashkimi mes të mundurve dhe mundësit, përdhunuesit dhe të përdhunuarve, ofruesit dhe përfituesve, bujkrobit dhe robërve.

Unë nuk do të vi e tek e fundit jam i bindur që nuk ma ndien askush mungesën asaj binaje. Unë si me sentimental se mohoj respektin që kam për deputet që gjinden tek Berisha apo për të tjerë që janë duke shkuar. Kjo është liria. Kjo ndjesi në të njëjtën kohë, liria me jep për të bërë dëshmitarin e kësaj thyerje morale ku e reja shembet dhe e vjetra lulëzon gërmadhash.

Por lirojeni robinjën vulë. Çojeni tek i zoti. Mos lini nga pas alibi që do ju ndjekin gjithë jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Marrëveshja për migrantët, Rama: Shqipëria qëndron bashkë me Italinë…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot pas ratifikimit nga Parlamenti të protokollit me qeverinë italiane,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përmbyset mjeti në autostradën Levan-Fier, detajet e para

Një aksident është shënuar pak minuta më parë në autostradën Levan-Fier, në afërsi të Spitalit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjergj Luca denoncon “Vodafone”: Më faturuan 1400 euro për 7 minuta “Roaming”

Kompania më e shtrenjtë telefonike “Vodafone Albania” është kthyer në problemin e përditshëm të qytetarëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bulqizë/ Aksidentohet 19-vjeçari, transportohet menjëherë në spital

Është aksidentuar një 19-vjeçar ditën e sotme në Bulqizë. Aksidenti ka ndodhur rreth ores 14:15…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet pronari i lokalit në Lushnjë, Ushtrohej veprimtaria e basteve sportive

Policia e Lushnjës ka goditur ditën e sotme një rast të ushtrimit të basteve sportive…

LEXO ME SHUME