Categories Lajme

Berat, hoxha dhe mjeku dalin pozitivë

Hoxha i Xhamisë së Sahatit në lagjen “Çelipias” në Berat ka rezultuar pozitivë me Covid-19. Hoxha i identifikuar me inicialet A.Ç, 42 vjeç, mësohet se është në gjendje të rënduar shëndetësore dhe prej dy ditësh është karantinuar në Repartin e Karantinës në Spitalin Rajonal Berat, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sipas mjekëve të Spitalit të Beratit, Hoxha A.Ç ka edhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese që e kanë komplikuar situatën e tij shëndetësore. Rasti i tij ka alarmuar xhaminë ku ai predikonte çdo pasdite dhe të gjithë besimtarët muslimanë që faleshin në këtë institucion të besimit fetar.

Pasi u konfirmua rasti i tij, i gjithë ambienti i Xhamisë së Sahatit u dezinfektua. Gjithashtu ka dalë pozitivë një mjek në qendrën shëndetësore në lagjen “Donika Kastrioti” ku disa ditë më parë rezultoi pozitive një infermiere.

Mësohet se gjendja shëndetësore e mjekut është e mirë, pasi nuk ka shenja të sëmundjes dhe nuk ka shfaqur asnjë shqetësim. Të infektuarit janë karantinuar familjarisht dhe familjarët e tyre janë në pritje të përgjigjes së tamponit që ju është bërë dje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala

Vdekja e 16-vjeçarit shqiptar në Greqi, mbyllen pa afat fushat e futbollit në Kavala Vdekja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trafikim armësh në Kamëz, arrestohet 29-vjeçari nga Kruja, sekuestrohen pistoletë dhe armë gjahu

Trafikim armësh në Kamëz, arrestohet 29-vjeçari nga Kruja, sekuestrohen pistoletë dhe armë gjahu Policia e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentat me tritol në Gjirokastër, vritet 45-vjeçari dhe plagoset 26-vjeçari

Një atentat me tritol në qendër të Gjirokastrës i mori jetën 45-vjeçarit Beqir Devolli, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Kontrabandonin dhe modifikonin makineta të lojërave të fatit, arrestohen 2 persona

Dy persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor “Interceptimi”, pas një hetimi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Tentuan të korruptonin policët për të shmangur gjobat, procedohen 3 persona

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës dhe Kavajë, pasi dyshohet se tentuan të…

LEXO ME SHUME