Categories Showbiz

Beti Njuma thyén këmbën, fashohét 6 javë në allçi (Foto)

Gazetarja Beti Njuma, përveç gazetarisë përmes publikimeve në rrjetet sociale, ka zbuluar se ka dhe një pasion të dytë, që është ngjitja në male. Këtë na e ka treguar vazhimisht përmes postimeve në Instagramin e saj.

Por, ndryshe nga herët e tjera ku tregon se ka arritur në majën e një mali, këtë herë publikoi një foto nga shtrati me këmbën në allçi. Ajo shkruan se ka pasur një frakturë të vogël gjatë ngjitjes në malin e Çikës dhe duhet ta mbajë këmbën të fashuar në allçi për 6 javë “Gjithçka po shkonte bukuri, ç’e do, zoti qenka pak huqli, se kur s’e pret, të bëka ca ndryshime
dhe…iku, vajti fitorja ime.” Kush e ka lexuar “Lufta për fronin” dramën historike të Ibsenit s’mund të mos i mbajë mend këto fjalë profetike të Peshkop Nikolasit të cilat se ç’më shkuakan për shtat nga ky shtrat. Ata që i bien shkurt më thanë syri i keq, por kush e ka paksa haberin nga mali e di se është çështje e humbjes së përqëndrimit, një dehje nga “fitorja” e metrave të fundit pas një lodhjeje sfilitëse.

Çika është një majë e gjatë rreth 9 orë, me gjithë pushimet dhe ndalesat, e lodhshme me 1600 metra disnivel dhe me shume ngjitje-zbritje. Pikërisht në 100 metrat e finishit pa dalë në rrugën e asfaltuar të Llogarasë një pakujdesi shkon e të merr në qafë. Një frakturë e vogël të bën hatanë e madhe që të shtrëngon të fashohesh 6 javë në allçi në pikë të beharit hem pa mal e hem pa det. Por është vetëm një mirupafshim e përkohshme.

Falemnderit Dëfrimit që më mbajti kalaqafë për një copë rrugë gjersa dolëm në xhade, Fredit që më çoi në spital e më mbështeti moralisht, mjekëve të ushtarakut për mjekimin, dr Gjergjit e prof Llukës për këshillat dhe orientimin dhe të gjithë atyre që u merakosën për mua!
Taksirat! Qejfi i ka dhe ca kusure”, shkruan ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME