Categories Lajme

Bie “monopoli” Vlorë-Brindizi, trageti i ri ul çmimin e biletës me 20 %

Linja e re e tragetit Vlorë-Brindizi ka dhënë efektin e parë. Çmimi i biletave për udhëtarët drejt Italisë ka rënë me 20 %. I pranishëm në mbërritjen e tragetit të ri që do të nisë udhëtimet që këtë të shtunë, ish-ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri e cilësoi këtë një lajm të mirë për qytetarët.

Damian Gjiknuri: “Menjëherë e ka dhënë efektin mesa jam informuar nga agjencitë përkatëse me në një ulje drastike të çmimeve. Kjo është një e mirë për qytetarët shqiptarë, qytetarët e Vlorës që zgjedhin portin e këtij qyteti për të udhëtuar drejt Italisë.”

Linja e tragetit Vlorë-Brindizi ndër vite është denoncuar nga udhëtarët si më problematiket në Shqipëri. Por autoritetet presin që konkurrenca tashmë e lire të ndikojë në përmirësimin e ndjeshëm të kushteve

Damian Gjiknuri: “Ka qenë shqetësim i madh për qytetarët vlonjate. Natyrshëm ka pasur një konkurrencë të fortë, shumë pengesa dhe fatkeqësisht Vlora ka pasur një transport të mjerueshëm detar.” Por veç biletës më të lirë, trageti i ri me një kapacitet prej 1000 pasagjerësh dhe 150 dhomash  pritet të shkurtojë në 4 orë udhëtimin nga Vlora në Brindizi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME