Categories Lajme

Bien çmimet e prodhimit – Në territor negativ për dy tremujorë radhazi

Indeksi i çmimeve të prodhimit ra sërish në tremujorin e dytë të këtij viti, duke qëndruar për të dytin tremujor radhazi në territor negativ. Sipas Instat, çmimet e prodhimit ranë me 0.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Çmimet e prodhimit i janë kthyer rënies pas tre vjetësh, të shtyra sidomos nga mbiçmimi i lekut në kursin e këmbimit me euron. Indeksi i çmimeve të prodhimit mat çmimet e produkteve vendase në hallkën e parë të tregtimit ose e thënë ndryshe çmimin me të cilin ato hidhen në treg nga prodhuesit. Indeksi i çmimeve të prodhimit është një tregues i rëndësishëm orientues për inflacionin dhe rënia e çmimeve të prodhimit është në linjë edhe me uljen e ndjeshme  të inflacionit në gjysmën e parë të vitit.

Banka e Shqipërisë e ka shpjeguar këtë dobësim drastik të rritjes çmimeve kryesisht me efektin e kursit të këmbimit. Mbiçmimi i lekut ndaj euros duket të ketë ulur kostot e industrisë përpunuese dhe, rrjedhimisht, edhe çmimet e prodhimit.

Pikërisht industria përpunuese dha efektin kryesor, me një rënie të çmimeve me 1.1% krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2018. Në segmentin që prek më shumë konsumatorët, atë të industrisë ushqimore, rënia e indeksit të çmimeve të prodhimit ishte edhe më e fortë, me 1.3%. Ndërkohë, edhe në industrinë nxjerrëse indeksi i çmimeve të prodhimit ra me 0.4%, ndërkohë që vitin e kaluar kishte shfaqur një tendencë të fortë në rritje.

Banka e Shqipërisë parashikon që efekti i lekut të fortë te çmimet në tregun vendas do të zbehet gradualisht në gjysmën e dytë të këtij viti. Megjithatë, rritja shumë e dobët e çmimeve i ka lëkundur disi parashikimet e Bankës së Shqipërisë, aq sa pas mbledhjes së fundit Këshilli Mbikëqyrës paralajmëroi se mund të ketë një ulje të mëtejshme të normës bazë të interesit.

/ SCAN

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME