Categories Politike

“BILD” fshiu lajmin/ Balla: Bota po flet për pandëshkueshmërinë e Bashës

Në një prononcim për mediat, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka refuzuar të mbajë një qëndrim mbi arsyen pse u fshi artikulli i gazetës gjermane “BILD”, dedikuar lobimit prej 675 mijë dollarë të kryedemokratit Basha.

Ai u shpreh më tej se pavarësisht fshirjes së lajmit nga BILD, ky shkrim po bën jehonë në të gjitha mediat ndërkombëtare.

Ndërsa theksoi se mban qëndrimin e tij zyrtar se kreu demokrat ka gënjyer publikun shqiptar.

“PS nuk ka asnjë qëndrim për arsyen pse është fshirë, lexuar, sa është lexuar, kush e ka kuptuar një shkrim në një media të tillë. Janë pafund media që kanë shkruar për këtë. Një çështje që nëse tani flasim dalin të publikuara të gjitha kontratat. Pandëshkueshmëria është arsyeja e fokusimit të medias në këtë çështje. Kjo është një çështje e qartë si drita e diellit, janë publikuar kontratat që mbajnë firmën e Bashës.

Pozicioni im personal dhe jo vetëm, është shumë i qartë që Basha ka gënjyer publikun shqiptar. Ai thoshte se 500 mijë dollarë janë dashamirës në SHBA, Luli thotë kam paguar, gjyqtari thotë jo. Këtë çështje sqarojeni me gazetën. Unë do ripostoj në FB time çdo shkrim që vë gishtin në plagë”, tha Basha.

Kreu i grupit parlamentar të PS theksoi se Partia Demokratike, dhe jo Basha, duhet të shpjegojë arsyen pse emri i saj ndodhet në regjistrat e Departamentit Amerikan të Drejtësisë. Balla kërkoi që të forcohet legjislacioni për financimin e partive politike, dhe se PD duhet të sqarojë pse emri i saj ndodhet aty.

“Është në nderin e PD dhe jo të Bashës që kjo parti të shpjegojë arsyen pse emri i saj gjendet në regjistrat e Departamentit Amerikan të Drejtësisë për këtë çështje. Duhet që domosdoshmërish menjëherë të forcohet legjislacioni për financimin e partive politike, duhet të jetë transparente. PD duhet të sqarojë pse emri i saj ndodhet aty. Ka dy vite që nuk thërret një seancë të jashtëzakonshme për të sqaruar këtë çështje”, shtoi ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME