Categories Lifestyle

Birrë apo paracetamol – çfarë duhet të përdorni nëse keni dhimbje koke?

Dhimbja e kokës është njër dhimbjet më të padurueshme që ekzistojnë. Sa herë ju kap një e tillë, uroni të keni në çantë ndonjë qetësues ose vraponi drejt farmacisë së parë për të blerë një të tillë. Megjithatë, sipas një studimi të publikuar në ‘Journal of Pain’, në fakt dy gota birrë kanë efekt më të fortë qetësues se çdo lloj medikamenti. Hulumtuesit në Universitetin e Greenwich kanë zbuluar se konsumi i menjëhershëm i dy gotave birrë jo vetëm që neutralizon dhimbjen, por edhe e largon atë në masën 3/4. Në qoftë se përmbajtja e alkoolit në gjak nuk kalon masën e 0.08%, ai ngërthen dhimbjen dhe e redukton gradualisht.

Sipas tyre, alkooli është një analgjezik efektiv i cil zbut në mënyrë të menjëhershme dhimbjen e vazhdueshme. Kjo gjë ”justifikon” qasjen e vazhdueshme ndaj alkoolit të atyre personave që vazhdojnë ta pinë edhe pse kanë probleme me shëndetin. Është e paqartë, megjithatë, në qoftë se alkooli zvogëlon ndjesinë e dhimbjes, sepse ndikon në receptorët e trurit apo për shkak se ul tensionin.

Dr.Trevor Thompson, i cili udhëhoqi studimin në Universitetin e Greenwich në Londër, tha për ‘The Sun’: “Alkooli mund të krahasohet me medikamente si kodeina dhe efekti është më i fuqishëm se tek paracetamoli”. Por ky studim ka akoma nevojë për thellime të tjera dhe nuk nënkupton që abuzimi me alkoolin të kthehet në sjellje të përditshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME