Categories Lajme

Blejnë apartamement të ri, pronarët zbulojnë një kufomë poshtë krevatit

Një burrë i cili sapo ishte shpërngulur në një shtëpi të re gjeti një njëri të vdekur 6 muaj më herët, të fshehur në një kuti poshtë shtratit. I zoti i ri i shtëpisë në Indi kishte punësuar njerëz për t’a pastruar dhe ishin pikërisht këta të fundit që zbuluan kufomën. Apartamenti, që ndodhej në katin e tretë, në një ndërtesë në qytetin e Bhopal, u ble nga Ramvir Singh Rajput në Korrik të 2018-s, sipas Mirror.

Ai nuk kishte mundur të futej më herët në shtëpinë e tij të re, pasi pronarët e mëparshëm kishin kërkuar më shumë kohë për t’u shpërngulur, përpara se të zhdukeshin, duke e lënë pronën të kyçur.

Pas disa muajsh që përpiqej të kishte akses në apartament, Rajput më në fund arriti të merrte një kopje të çelësit. Të dielën, ishin pastruesit ata që shkuan në pronë, të cilët u tmerruan kur zbuluan kufomën e mumifikuar. Autoritetet konfirmuan se trupi i përkiste pronares së mëparshme, Vilma Shrivastava. Djali i saj Amit, 32-vjeç, i cili jetonte me të, është shpallur tashmë në kërkim.

Sipas policisë atje, trupi i Shrivastava u gjet në një kuti, i mbështjellë me çarçafë e rroba. Ndonëse policia beson se trupi i gruas qëndronte aty prej 6 muajsh, kufoma nuk ishte dekompozuar, por ishte mumifikuar pasi çarçafët dhe dysheku kishin thithur lëngjet e trupit.

Autoritetet lokale tashmë po punojnë për të gjetur të birin e viktimës, të cilin e cilësuan “me çrregullime mendore”. Shkaku i vdekjes së gruas nuk është bërë ende i ditur, megjithatë policia nuk e përjashtoi mundësinë se ajo mund të jetë vrarë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME