Categories Lajme

Shkoi për të denoncuar mësuesin, ky është polici që abuzoi seksualisht me 16-vjeçaren në Kosovë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Drenas ku sipas mediave kosovare një mësues dhe një polic kanë abuzuar seksualisht me një të mitur.

Mediat raportojnë se një 16-vjeçare, e cila i ishte drejtuar policisë për të denoncuar profesorin e saj që e ngacmonte dhe jo vetëm që nuk ka gjetur ndihmë, por është bërë viktimë e hetuesit policor që mori përsipër çështjen.

Pas marrjes së deklaratës, fotografimit të zhveshur të viktimës dhe ekspertizës mjekoligjore, polici V.V. duke e shantazhuar e kishte detyruar të kryente marrëdhënie seksuale me të për një vit rresht. Vajza kishte mbetur shtatzënë dhe më pas kishte abortuar.

Sipas raportimit të mediave efektivi i policisë që ka abuzuar me vajzën quhet Vesel Veseli dhe një javë më parë ka marrë certifikatë lavdërimi për punën e tij si polic në Kosovë.

Gjatë kësaj kohe, ai ka shfrytëzuar seksualisht 16-vjeçaren e cila kishte shkuar në komisariat për të denoncuar profesorin i cili kishte abuzuar me të.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME