Categories Lajme

Blerina Sulaj, kandidatja për deputete në Qarkun e Vlorës nën siglën e Bindjes Demokratike

Blerina Sulaj, kandidatja për deputete në Qarkun e Vlorës nën siglën e Bindjes Demokratike.

Miq dhe qytetarë të Vlorës,

Ndjej të udhës të vendos këtë komunikim me ju për t ju vënë në dijeni të sfidës së madhe dhe sipërmarrjes sime për të qënë garuese ne rradhët e Bindjes Demokratike, si e para femër ndër kandidatët në zgjedhjet e 25 Prillit.

Politika është një fushë e re për mua , pasi Blerina që ju të gjithë njihni është një prej jush. Ndaj ndiej detyrim moral të lë pas të gjithë pikpyetjet dhe të hyj në këtë sfidë besimplotë se do të gezoj mbështetjen tuaj. Dëshiroj të garantoj këdo se ky rrugëtim I ri vjen si domosdoshmëri për të përcuar zërin e problematikave që vijnë nga komuniteti .

Ky vendim vjen në një kohë të vështirë politikash të trazuara, mungese besimi, shprese, projektesh , vizioni për të ardhmen. Dëshiroj të sjell modelin e vajzës së rritur thjesht dhe edukuar nga prindër që mbi çdo dëshirë të tyre vunë ndershmërinë, integritetin, moralin. Ashtu sikurse prioritet patën shkollimin, është ky I njëjti model që dëshiroj të përcoj të fëmijët e mi e gjithashtu I njëjti model me të cilin dëshiroj të qeveriset Shqipëria.

Garoj nën siglën e një subjekti të ri politik, një grupim profesionistësh që nuk u bënë palë pazaresh të vjetra e padyshim kjo është një garanci se e nesërmja mund të jëtë më e mirë. Kam bindjen se së bashku mundemi ti kthejmë Vlorës në rradhë të parë dhe Shqipërisë dinjitetin që meriton.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME