Categories Lajme

Blini një oksimetër dhe nëse oskigjeni bie në këtë shifër, mos rrini më në shtëpi por shkoni menjëherë në spital

Mjeku shqiptar në Londër Adrian Fandi dha disa informacione shumë të vlefshme për Covid-19 dhe tregoi se si duhet të veprojnë personat të cilët infektohet nga virusi. Në një intervistë për Ora Neës, mjeku shprehet se nëse keni rezultuar pozitiv në testin e Covid-19, atëhere do të duhet të merrni një matës për oksigjeni nga maja e gishtit. Kjo pajisje e vogël dhe praktike do t’ju ndihmojë të monitoroni nivelin e oksigjenit në gjak. Sipas mjekut nëse oksimetri ju tregon që oksigjeni në gjak është më pak se 94  % dhe duke ecur nëpër shtëpi ulet oskigjeni në gjak atëherë keni nevojë për ndihmë mjekësore.

“Nëse të ka zënë kodivi, izolohu dhe qëndro me maskë në shtëpi. Edhe pse familjarët e tu i ka zënë apo jo. Mos dil përjashta, Mos shko në farmaci vetë. Keni vështirësi në frymëmarrje përdorni saturimetrin (Oksimetri). Nëse oksimetri ju tregon që oksigjeni në gjak është më pak se 94  % dhe duke ecur nëpër shtëpi ulet oskigjeni në gjak atëherë keni nevojë për ndihmë mjekësore. Nëse oksimetri ju shkon 84 mos prisni mjekun në shtëpi, pra nëse ulet nën 90. Mos prisni mjekun tju vijë në shtëpi sepse keni nevojë për mjekun në sptial. Ju duhet të shtroheni në spital për tu trajtuar nga mjekë specialist dhe jo të blini bombola oksigjeni e të trajtoheni në shtëpi.

Oksigjeni është ilaç, janë të rrezikshme dhe ndodh incidente. Oksigjeni në doza të mëdha është i dëmshëm, është si helm për organizmin. Nëse oskimetri ju tregon se oksigjeni është më poshtë 90 ju lutem shkoni në spital sepse po shkuat vonë është vonë dhe për mjekët që t’ju ndihmojë. Në momentin që nis kolla, dhe vijon temperaturë, dhe ka kaluar 4-5 ditë, dhe oksimetri tregon 94 – 95 ju duhen kortizonë, deksametazon. Merret një herë në ditë në mëngjes dhe jo në darkë se qëndron pa gjumë. Duhet vazhduar minimum 10 ditë për të parandaluar komplikimet që jep virusi në pneumoninë virale. Pneumonia virale nuk shërohet me antibiotik”– thotë mjeku Adrian Fandi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME