Categories Lajme

Video/ Momenti i fundit i xhiruar prej Maradonës nga fqinji

Diego Maradona, ndërroi jetë të mërkurën në moshën 60 vjeçare. Sipas autopsisë, ai vdiq në gjumë vetëm dy javë pasi ishte operuar në tru nga një mpiksje e gjakut. Mjekët zbuluan se legjenda e futbollit  ka ndërruar jetë nga kardiomiopatia, një gjendje ku muskujt e zemrës dobësohen dhe zgjerohen duke mos pompuar mjaftueshëm gjak për pjesën tjetër të trupit. Nipi i tij, Johnny Esposito e pa për herë të fundit. Maradona i tha atij se nuk ndjehej mirë dhe u ngjit në dhomë ku u shtri në krevat. Aty ndërroi jetë nga ataku kardiak.

Rreth njëzet ditë më parë, Maradona iu nënshtrua një operacioni urgjent për një hematoma të trurit dhe gjendja e tij nuk ishte e mirë. Mbrëmjen e djeshme, atij iu tha edhe lamtumira e fundit, ndërsa mediat kanë zbuluar një video të ditëve të fundit të Maradonës. Një fqinj e filmoi atë në kohën e rikthimit në shtëpi pas daljes nga spitali. Një djalë i vogël thirri emrin e tij dhe Maradona, i cili kishte vështirësi në lëvizje, ia ktheu përshëndetjen, bëri shenjë dhe e bëri të lumtur djalin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME