Categories Lajme

Bllokimi i negociatave/ Shqipëria “peng” i vetos së Bullgarisë kundër Shkupit

Këshilli i çështjeve të përgjithshme në Bashkimin Europian është mbledhur në Luksemburg me një axhendë të fokusuar edhe në perspektivën e zgjerimit të unionit.

Sekretarja portugeze e shtetit për çështjet europiane, Ana Zakarias deklaroi se sot vendoset fati i negociatave për Tiranën dhe Shkupin ndërsa do të mbahen edhe konferencat e para ndërqeveritare me Serbinë dhe Malin e Zi.

ANA PAULA ZACARIAS MINISTRJA E CESHTKEVE, PORTUGALI

“Kjo është mbledhja e fundit e këshillit nën presidencën portugeze dhe një temë tepër e rëndësishme mbetet zgjerimi. Vlen të theksojmë se marrëveshja me IPA, është një mjet i rëndësishëm për të ndihmuar vendet kandidate. Pastaj ne do të diskutojmë se ku jemi me procesin me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe gjithashtu do të bëjmë një vlerësim të situatës për Serbinë dhe Malin e Zi, ku do të mbahen edhe dy konferencat e para ndërqeveritare.” Liderët e Bashkimit Europian e shohin progresin për Tiranën dhe Shkupin në kuadrin negociues, si një test për besueshmërinë e unionit në rajon. Por vetoja Bullgare për Shkupin duket se do të mbajë peng procesin edhe për Shqipërinë.

Shefi i politikës së jashtme të unionit ka deklaruar prerë se vendet nuk do të ndahen por do të zgjidhen së pari, mosmarrëveshjet me Sofjen. Deri më tani bisedimet me qeverinë teknike në Bullgari kanë përfunduar pa rezultat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME