Categories Lajme

“Boll na prin’ karajfilat”, Çun Lajçi mesazh Albin Kurtit: Mos u bëj narcist, bëj koalicion me LDK-në e udhëhiq Kosovën

Poeti i njohur nga Kosova Cun Lajci ka një mesazh për kreun e Vetëvendosjes, i cili u thirr dy herë nga presidenti Thaçi për të mandatuar qeverinë e re. Lajçi shprehet se Kurti duhet të lërë mënjanë veprimet narciste, duhet të bëjë koalicion me LDK-në dhe të udhëheqë Kosovën. Ai shprehet se Kurti duhet ta bëjë këtë gjë, që të mos e lërë Kosovën në duart e “karajfilave”.

Postimi i Çun Lajçit:

Lum Albini

Mos u ba si Micat pa mbiemna, m’u turrë me i hip kalit me bajrak n’dorë e me thye qafën tue zbritë kah bishti! Unë s’jam i ditun si ti e të tjerët (edhe pse pak shkollë jete bana) me t’mësua si hipet e si zbritet pa u thye, si qeshet e si nderohet pa t’përqeshë, si punohet e si fitohet pa t’sha, si rritesh e s’bahesh mendjemadh! Por mos kno m’thoshte baba kur qyqja knon se ia then rremin e kanga të nxihet! Dhe m’beso, se nuk e kam për ty aç sa për vetën time e djalin tim që dua mirë me pa!

Miku im, s’po m’pëlqejnë përuljet, përkuljet kot s’koti, kur po përshendetësh, as buzagazi i tharpt, e s’di si Qosja (mentori yt) me t’këshillua keq! Sidoqoftë, kujdes, se demagogjia zbulohet leht n’përkulje koti! Ti s’je ai i duhuni që duhet t’përkulesh! Hiçu mendimeve narcisoide që t’i mbyllin dyert, se popullit duhesh me i çelë rrugë! Gjarpnit mos ia kqyr sytë nëse ia ke dronë helmit e verbimit, po merrja mandatin e besoi vetes ma parë se Vjosës, Isës e Avdullahut, e lidh besë me ta e dy herë me veten, e bahu besnik për me kërkua besnikninë te ata, se boll na prinë karajfilat!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME