Categories Lajme

Shoqata kombëtare e personave të verbër: Qeveria nuk na ka dhënë pagesës e dhjetorit

Në një konferencë për shtyp shoqata kombëtare e të verbërve deklaron se qeveria ka përjashtuar 13 500 personat e verbër edhe nga shpërblimi I fundvitit, cka sipas tyre përbën një akt diskriminues në rraport me grupet e tjera të margjinalizuara. Të verbërit ankohen se nuk kanë marrë ende pagesën mujore të paaftësisë, ndryshe nga sa ka deklaruar ministria e financave për këtë shtresë të margjinalizuar. Por për kreun e shoqatës së personave të verbër Ardian Hysa ka zona ku vonesat në pagesa llogariten me muaj. Në deklaratën për mediat përfaqësuesi i të verbërve akuzon qeverinë për diskriminim ndaj komunitetit të personave që nuk shikojnë e që sipas tij është I vetmi ndër grupet e margjinalizuara që nuk do të marrë shpërblim për festën e fundvitit.

Hysa shkon dhe më tej duke pretenduar se të gjitha qëndrimet e qeverisë ndaj të verbërve nuk janë rastësi dhe se ato janë kritikuar nga organizata e kombeve të bashkuara. “Problemi I vonesës së pagave të personave me aftësi të kufizuar është një histori e vjetër që arriti kulmin në fund të vitit 2013. Qeveria e majtë e sapoardhur në pushtet akuzoi ish qeverinë berisha se I kishin harxhuar paratë në fushatën elektorale duke lënë për muaj të tërë pa paga personat pak. Vetë kryeministri rama në dhjetor të atij viti premtoi shlyerjen e plotë të borxhit ndaj këtij komuniteti të vuajtur si dhe zgjidhjen përfundimtare të problemit duke nisur nga janari 2014”, tha Hysa.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME