Categories Lajme

Kastro Zizo: Ja pse nuk e ftoj Blendi Fevziun në emisionin tim

Këngëtari dhe moderatori Kastro Zizo ka treguar se nuk ka raport të mirë me gazetarin Blendi Fevziu dhe ky është personazhi i vetëm të cilin ai nuk do të donte ta ftonte në emision. Si pa dashje, Kastro Zizo zbuloi një të vërtetë më të madhe se pakënaqësitë që ka krijuar me drejtuesin e emisionit “Opinion”: Të ftuarit në emisionet e ekraneve tona, përgjithësisht lidhen me borxhet që duhet t’i kthejnë ata njëri-tjetrit, pa lidhje me temën apo me atë çka kërkon publiku. Kjo është edhe arsyeja, pse të njëjtat fytyra dalin nga njëri ekran në tjetrin, ka raste edhe disa herë në ditë. I ngacmuar paksa nga gazetarja, teksa ishte i ftuar sot në Top Channel, ai ka treguar:

“Kurrë se kam kuptuar por unë nuk flas me Blendi Fevziun, nuk e di pse. Mesa mbaj mend nuk jemi zënë. Nuk kam qenë kurrë tek studio e tij që ai ka marrë, nga balta e deri tek kryeministri dhe njerëz shumë të nderuar. Kam përshtypje se do ta ketë me mua mbi figurën që unë kam krijuar dhe ai duke qene pak klishe, njeri intelektual ndoshta nuk e di pjesën time që emri im i parë është intelektual ilir dhe gjithë këtë pjesën tjetër e kam bërë se kështu më është tekur mua.” Kastro Zizo ishte i ftuar në Pop Culture këtë të shtunë. Kastro reagoi ndaj Fevziut pasi tha se cilin personazh nuk do të ftonte në emisionin e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME