Categories Lajme

Bonusi për bebet, Batuta e Ramës për çiftet e reja: Shtyni fort përpara

Gjatë prezantimit të flotës së 32 ambulancave të reja për shërbimin e urgjencës, kryeministri Edi Rama kujtoi bonusin e bebeve duke nxitur çiftet e reja me një batutë që pas janarit të lindin fëmijë.

Nga 1 janari nis zbatimi i skemës së re të bonuesit të bebeve i cili me vendim qeverie është rritur disa herë në krahasim me vitet e mëparshme. Gjatë prezantimit të flotës së 32 ambulancave të reja për shërbimin e urgjencës, kryeministri Edi Rama kujtoi bonusin e bebeve duke nxitur çiftet e reja me një batutë që pas janarit të lindin fëmijë.

Krahas bursës për ekselentët do japim dhe bursën për ata që vijnë në jetë, bonusin e bebes. Kuptohet që ata që vijnë të parët do e kenë më të ulët, ata që vijnë të dytët do e kenë më shumë, ata që vijnë të tretët akoma më shumë, 400 të parët, 800 të dytët, 1200 të tretët dhe kur vijnë bashkë i marrin po bashkë njësoj. Binjakët marrin 800 të dy, të tretët marrin 1200 të tre. Kështu që duke iu uruar Gëzuar Vitin e Ri dhe duke iu uruar çifteve të reja që të shtyjnë fortë përpara, ju uroj të gjithëve shumë sukses në Urgjencën Kombëtare.

Edi Rama, kryeministër
l.q.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME