Categories Lajme

Thaçi: Ekipi negociator më 8 janar në Bruksel

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se do të punojnë për arritjen e një marrëveshje të balancuar me shtetin e Serbisë dhe në interes të paqes dhe stabilitetit.

Në takimin e fundit për këtë vit me gazetarë, Thaçi tha përsëriti se do t’i mbështesë të drejtat e shqiptarëve në Luginë, kurse, shtoi se ekipi negociator është pajtuar që më 8 janar të jenë në Bruksel, ndërsa, ai do të jetë për skijim në Brezovicë.

“Ne do të punojmë shumë seriozisht duke iu përgjigjur nevojave të vendit, qytetarëve, shtetit për fqinjësi të mirë, që në muajt në vijim të arrihet marrëveshje gjithëpërfshirëse, që Kosova të fitojë njohjen nga Serbia me një marrëveshje e balancuar”, ka thënë Thaçi.

Delegacioni ka legjitimitetin qytetarë por do të ishte me interes të ketë përfshirje edhe më të gjerë.

“Ekipi negociator do ta ketë përkrahjen time të plotë dhe se Kosova është gati për dialog”, tha ai.

Ndërsa në çështjen e Gjykatës Speciale, Thaçi tha se Kosova nuk ka çfarë të fsheh.

Kurse, sa i përket çështjes së ushtrisë, Thaçi ka ripërsëritur se gabimi i vetëm është që Kosova është vonuar për pesë vite në themelimin e saj. Ai shtoi se kësaj kohe shpeshherë është ndiher i vetmuar në kërkesën karshi ndërkombëtarëve. /KosovaPress/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME